Familja e 7-vjeçarit nga Gostivari është nën përkujdesje, nëna është arrestuar- MPPS kërkon që rasti të hetohet në detaje

Nëna 35-vjeçare e fëmijës që humbi jetën dje si pasojë e një zjarri në Gostivar është privuar nga liria, pasi mjekët konstatuan se ai ishte e lidhur me zinxhirë në këmbë gjatë ngjarjes tragjike, transmeton Portalb.mk.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, nëna u ndalua në stacionin policor Gostivar dje pasdite, nën dyshimin se kishte kryer veprën penale “shkelje e detyrimeve familjare”.

Tragjedia ndodhi në rrugën Vardar në orët e para të mëngjesit dhe të parët që vunë re flakët ishin kalimtarët që thirrën zjarrfikësit.

Sipas informacionit nga SPB, në banesën e djegur jeton një familje gjashtë anëtarësh, por në momentin e zjarrit në banesë ishin vetëm nëna dhe djali i cili ishte edhe viktimë e kësaj tragjedie.

Familja nuk është raportuar si problematike në Qendrën për punë sociale në Gostivar.

Sipas drejtoreshës, Magdalena Saveska, nëna me katër fëmijë të mitur së fundmi u zhvendos në banesën me qira, ndërsa me ta jetonte edhe tezja e fëmijëve.

Saveska thekson se deri më tani, ata nuk kanë përdorur ndonjë shërbim nga Qendra. Pas zjarrit, tre fëmijëve dhe dy grave iu sigurua strehim dhe ndihmë psikosociale nën mbikqyrjen e Qendrës për punë sociale.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se do të kërkojnë që çështja të hetohet në detaje dhe se deri më tani, për to, nuk ka pasur denoncime për neglizhencë ose abuzim të prindërve.

“Sipas të dhënave të QPS Gostivar, kjo familje nuk ka qenë përfituese e ndonjë të drejte apo shërbimi nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve. Ekipet e ekspertëve të QPS Gostivar janë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë Publike dhe marrin të gjitha masat që janë në kompetencën e tyre ligjore. MPPS kërkoi nga QPS Gostivar që të hetojë hollësisht rastin në lidhje me familjen dhe gjendjen e fëmijëve, pas së cilës do të merren masat e duhura në interes të fëmijëve”, tha Ministri i Punës dhe Politikës Sociale.

Në ndërkohë, kontroll në vend-ngjarje bëjnë ekipet e Prokurorisë Publike Gostivar dhe krim-teknika nga Ministria e Brendshme, ndërsa është dhënë urdhër për autopsi në trupin e fëmijës së vdekur.

Do të konfirmohet përgjegjësia e mundshme penale, ndërsa arsyet e zjarrit do të dihen pas ekspertizës së një ekipi special të Ministrisë së Brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button