Tetë viktima në disa qendra masazhi në Atlanta, policia ka kapur të dyshuarin

Tetë persona janë vrarë në disa të shtëna me armë zjarri në tri qendra të saunës dhe masazhit, në apo afër Atlantas në shtetin amerikan Xhorxhia, kanë raportuar mediat lokale.

Në 21-vjeçar është dërguar në mbajtje rreth 240 kilometra në jugperëndim të Atlantas, ka thënë sherifi i qarkut Cherokee, Jay Baker, transmeton REL.

Shumica e viktimave kanë qenë gra me prejardhje aziatike sipas Bakerit, mirëpo zyrtari ka thënë se hetimet janë duke vazhduar dhe se nuk e di motivin e të shtënave.

Sulmet kanë nisur kur pesë persona janë qëlluar në një qendër saune dhe masazhi afër lagjes Acworth.

Dy persona kanë vdekur në skenën e sulmit dhe tre të tjera janë dërguar në spital, ku dy prej tyre kanë vdekur po ashtu.

Tre persona të tjerë janë gjetur të vdekur në qendrën Gold Massage në Atlanta dhe një tjetër viktimë ka vdekur në qendrën Aroma Therapy.

Konsullata e Koresë Jugore në Atlanta ka thënë se katër viktima kanë prejardhje koreane.

Kërkimet për të dyshuarin kanë nisur pasi në incizime është parë një burrë duke arritur në njërin nga bizneset, kanë thënë autoritetet.

Zyra e sherifit ka publikuar disa fotografi nga kamerat e vëzhgimit në faqen e saj në Facebook, duke u kërkuar njerëzve ndihmë për identifikim të të dyshuarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button