Zlatan Ibrahimoviç u kthye në kombëtaren e Suedisë

Futbollisti Zlatan Ibrahimoviç është gati të luajë për ekipin kombëtar suedez, për herë të parë që nga Kampionati Evropian i vitit 2016, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lojtari i Milanit kthimin e tij e njoftoi me një postim në rrjetet sociale, kurse pasi që sot u gjet në listën e Suedisë për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror, së pari kundër Gjeorgjisë më 25 mars, kundër Kosovës tre ditë më vonë, si dhe ndeshjen miqësore kundër Estonisë më 31 mars.

Ai ka shënuar 62 gola në 112 ndeshje për Suedinë në periudhën nga 2001 deri më 2016.

Pa Ibrahimoviçin, Suedia mbërriti në çerekfinale të Botërorin 2018 në Rusi, me paraqitjen e saj më të mirë në gara që nga viti 1994.

Tani Ibrahimoviç do të luajtë në Kampionatin Evropian që është paraparë të mbahet në qershor dhe korrik të këtij viti. Suedia është në të njëjtin grup me Spanjën, Poloninë dhe Sllovakinë.

“E para dhe më e rëndësishmja, ai është një futbollist shumë i mirë, më i miri që kemi pasur në Suedi. Është shumë kënaqësi që ai dëshiron të kthehet. Përveç që mund të kontribuojë në ndeshje, përvoja e tij është e mirë edhe për lojtarët e tjerë në ekip”, tha trajneri i ekipit kombëtar të futbollit suedez, Janne Andersson.

Ibrahimoviç ka shkëlqyer në Manchester United, Los Angeles Galaxy dhe Milan që kur u tërhoq nga detyra ndërkombëtare pas vitit 2016. Ai ka 16 gola në 21 paraqitjet e tij për Milanin këtë sezon, edhe pse ai mungoi në katër ndeshjet e fundit të ekipit për shkak të një dëmtimi.

Nëse aktivizohet në ndeshjet e ardhshme, ai do të bëhet lojtari më i vjetër në historinë e ekipit kombëtar suedez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button