Google do të ndjek hapat e Apple me dyqanin e aplikacioneve

Google do të zbresë komisionet për shitjet brenda aplikacioneve dhe shërbimet duke ndjekur një lëvizje të ngjashme me Apple vitin e kaluar, shkruan Pcworld.al.

Krijuesi i Android tha se nga data 1 Korrik do të reduktojë tarifat në Google Play në 15% nga 30% që kanë qenë më parë por vetëm për të ardhurat prej 1 milionë dollarë. Kompania do të marrë 30% komision për zhvilluesit që gjenerojnë më tepër sesa 1 milionë dollarë në vit.

Google thotë se 99% e zhvilluesve të kompanisë që shesin shërbime do të kenë zbritje të kostove me 15%. Megjithatë shqetësimi më i madh i zhvilluesve të aplikacioneve është pamundësia për të përdorur shërbime pagesash nga palë të treta.

Komisioni prej 30% dhe pamundësia për të përdorur sistem të jashtëm pagesash kanë qenë arsyeja kryesore e përplasejeve mes Apple, Google dhe Fortnite

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button