Ziadin Sela i infektuar me Kovid-19, paralajmëroi izolim për disa ditë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela, ka njoftuar që është i infektuar me virusin korona, transmeton Portalb.mk.

“Të dashur miq. Sot bëra PCR testin për COVID 19 dhe më duhet të ndaj me ju rezultatin e këtij testi. Është pozitiv”, njoftoi Sela.

Ai sqaroi që gjendja e tij shëndetësore nuk është shqetësuese, por njoftoi për izolim disaditorë.

“Jam mirë, klinikisht pa ndonjë shqetësim, por protokollet mjekësore duhet respektuar prandaj më duhet të vetëizolohem për ca ditë. Respektoni masat, ruajeni veten dhe të tjerët”, kërkoi Sela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button