RMV, vendimet e Qeverisë për maturën shtetërore, orën policore, e-konsullatën dhe çështje tjera

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 54-t të zhvilluar sot miratoi informacionin për reforma në decentralizimin fiskal dhe disa çështje tjera, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e miratoi informacionin e Ministrisë së financave për reforma në drejtim të përparimit të procesit të decentralizimit fiskal”, njoftojnë nga Qeveria, duke theksuar që reformat bazohen në tri shtylla, duke përfshirë masa e aktivitete të ndryshme.

Informacioni për projektin e digjitalizimit të shërbimeve konsullore jashtë vendit u miratua gjithashtu në këtë seancë, e njohur si E-konsullata, me qëllim që të ketë shërbime më të shpejta, efikase dhe ekonomike në Përfaqësitë Diplomatike-Konsullore (PDK) të RMV-së.

Në këtë seancë gjithashtu u miratua Protokolli për organizimin dhe zbatimin e maturës shtetërore. Protokolli për organizmin e maturës shtetërore të vitit 2020/21 nga shkollat e mesme është miratuar nga Qeveria, pas aprovimit nga Komisioni për sëmundje ngjitëse.

Qëndrimin e shtabit Kovid-19 për të përjashtuar nga rregullat e orës policore shtetasit e huaj që kanë të rregulluar qëndrimin në vend, nëse hyjnë në vend gjatë orës policore, Qeveria e miratoi në seancën e sotme.

Programi vjetor i punës për vitin 2021 për Agjencinë për zbatimin e të drejtave të komuniteteve, u miratua sot nga Qeveria, si një plan për realizimin e të drejtave për komunitetin që është më pak se 20%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button