Të dielën LSDM në zgjedhje, Zoran Zaev si kandidat i vetëm premtoi rritje të pagave dhe vende të reja të punës

Zoran Zaev, kryetari i LSDM-së dhe kandidati i vetëm për kryetar në zgjedhjet e brendshme në parti, të kryeministri paralajmëroi që do të mbahen më 21 mars, transmeton Portalb.mk.

“Të dielën në ditën e pranverës, 21 mars, për herë të parë në pluralizmin maqedonas, do të mbahen zgjedhjet e para direkte”, deklaroi Zaev, duke publikuar programin me të cilën kandidojë për kryetar të kësaj partie.

Ai premtoi që asnjëri në LSDM nuk do të jetë më funksionar vetëm për të pasur një funksion, por për t’i shërbyer qytetarëve.

“Politika e re nënkupton angazhim të të gjitha kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalit”, deklaroi Zaev, duke vlerësuar që ka mbaruar koha e mosndëshkimit, në rend është drejtësia.

Ai gjithashtu premtoi që me politikat e reja do të ketë liri të shprehjes, duke nxitur mendimin ndryshe, për çështje të rëndësishme të ketë bashkëpunim me opozitën. Kandidati për kryetar premtoi edhe hapje të partisë për gjeneratat e reja, si pika e katërt me radhë e politikave të reja.

“Fokusi do të jetë në luftën kundër pandemisë dhe në zhvillimin e ekonomisë, krijimin dhe realizimin e politikave ekonomike, të cilat përsëri sjellin rritje ekonomike, vende të reja të punës, paga akoma më të larta dhe zhvillim të ekonomisë maqedonase”, premtoi Zaev.

Ndryshe, në janar LSDM-ja si parti fituese e zgjedhjeve të fundit parlamentare, në Këshillin Qendror vendosi për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme gjatë vitit, sipas parimit “një anëtar, një votë”.

Zoran Zaev është kandidati i vetëm për kryetar të ri të partisë dhe se mbi 80,000 anëtarë me të drejtë vote do të jenë në gjendje të votojnë në rizgjedhjet e para brenda partisë në 21 Mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button