RMV, 999 raste të reja me Kovid-19 ndërsa numri i të vdekurve dyshifror

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë testuar 3.626 persona për Kovid-19 nga të cilët 999 kanë rezultuar pozitiv, 543 persona janë regjistruar sit ë shëruar ndërsa 24 kanë humbur betejën me virusin, shkruan Portalb.mk.

Janë raportuar gjithsej 24 vdekje të moshës 46-80 vjeç, edhe atë: 5 pacientë nga Prilepi, Shkup – 4, Kavadarci – 3, nga 2 të vdekur në Gjevgjeli, Gostivar, Koçani dhe Dibër, nga një person i vdekur në Kumanovë, Manastir, Shtip dhe Negotinë. Të gjithë pacientët ndërruan jetë në kushte spitalore.

Të infektuarit gjatë 24 orëve të fundit:

  • Shkup – 539,
  • Prilep dhe Manastir nga 44
  • Kumanovë – 41,
  • Ohër – 38,
  • Kavadarci – 34,
  • Veles – 25,
  • Gjevgjeli – 23,
  • Tetovë – 22,
  • Negotinë – 21,
  • Koçani – 20,
  • Kriva Pallanka – 19,
  • Gostivar – 16,
  • Shtip – 15,
  • Strugë – 10,
  • Në Strumicë, Kërçovë, Probishtip, Vallandovë dhe Krushevë – nga 8 raste
  • Në Resnjë dhe Delçevë – 7
  • Berovë – 6,
  • Demir Kapija – 5,
  • Sveti Nikola, Radovish dhe Pehçevë nga 4
  • Demir Hisar dhe Vinicë – nga 3
  • Kratovë- 2,
  • Në Dibër, Bogdanci dhe Makedonski Brod – nga 1.

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit:

  • Shkup – 240,
  • Ohër – 52,
  • Prilep – 38,
  • Tetovë – 27,
  • Veles, Gjevgjeli dhe Strugë – nga 24
  • Kumanovë – 17,
  • Strumicë dhe Manastir – nga 14 
  • Gostivar – 12
  • Koçani – 8
  • Kriva Pallanka, Probishtip dhe Dibër – nga 5
  • Kërçovë, Krushevë dhe Dellçevë – nga 4
  • Resnjë, Sveti Nikollë dhe Kratovë – nga 3
  • Shtip, Berovë, Vinicë, Demir Hisar dhe Bogdanci – nga 2
  • Negotinë, Valandovë dhe Radovish nga 1.

Ndryshe, nga fillimi i pandemisë deri sot në vend janë testuar gjithsej 571.068 persona për virusin korona, nga të cilët 113.929 kanë rezultuar pozitiv kurse 98.676 janë shëruar, betejën me virusin e kanë humbur 3.364 persona, aktualisht ka 11.889 raste aktive në vend.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button