Djaloshi 7-vjeçar që humbi jetën nga zjarri në një banesë në Gostivar, i ka pasur këmbët e lidhura me zinxhir

Ka qenë i lidhur me zinxhir djaloshi 7-vjeçar i cili sot e humbi jetën në zjarrin në një banesë në Gostivar, kumtoi Prokuroria, njofton Portalb.mk.

“Njohuritë e para të ekipit mjekësor në vendin e ngjarjes tregojnë se fëmija gjatë kohës së zjarrit ka qenë i lidhur me zinxhir në këmbë. Sipas dëshmisë së familjes, arsyeja për lidhjen ka qenë pasi që ai ka qenë fëmijë agresiv. Prokuroria po i ndërmerr masat për konstatimin e përgjegjësisë eventuale penale”, kumtojnë nga Prokuroria.

Ndryshe, sot në mëngjes ka shpërthyer një zjarri në një ndërtesë në Gostivar. Vdekja e vogëlushit u konstatua nga mjekët e repartit të urgjencës në spital, e cila me gjasë ishte shkaktuar nga asfiksia.

Ndihma mjekësore në spital i është dhënë edhe gruas që jetonte në banesë, kurse më pas ishte lëshuar në shtëpi.

Sipas informacioneve fillestar, menjëherë pas raportimit të zjarrit, zjarrfikësit dolën në terren me dy automjete dhe lokalizuan zjarrin për gjysmë ore.

Ata nxorën trupin e pajetë nga banesa. Sipas banorëve, ndërhyrja e shpejtë parandaloi përhapjen e zjarrit dhe dëmet më të mëdha.

Zjarri është raportuar në SPB-Tetovë në orën 08:00.

“Këtë mëngjes rreth orës 8 në SPB Tetovë u raportua se ka shpërthyer një zjarr në një ndërtsë banimi në rrugën “Kaj Vardar” në Gostivar. Si rezultat i zjarrit, dy persona të cilët jetonin në banesë u transferuan në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku njërit të mituri i është konstatuar vdekja, ndërsa tjetri u lëshua në shtëpi. Për rastin do të kryhet një inspektim, të cilin do ta udhëheqë një prokuror publik, ndërsa në të cilin do të marrë pjesë një ekip i Ministrisë së Brendshme, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar”, thonë nga SPB Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button