RMV, deri më tani janë vetë-regjistruar 68.668 qytetarë të diasporës

Përmes aplikacionit për vetë-regjistrim deri në orën 8:00 janë evidentuar gjithsej 68.668 persona nga diaspora. Regjistrimi i personave të cilët janë jashtë vendit filloi në 1 mars. Përmes aplikacionit regjistrohen shtetasit e Maqedonisë që banojnë jashtë vendit, për shkak të punës ose arsye të tjera personale, deri apo më gjatë se 12 muaj, ndërsa regjistrimi do të zhvillohet deri më 21 prill 2021, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, dje në një konferencë për shtyp tha se numri i qytetarëve tanë të regjistruar nga diaspora tejkaloi 60 mijëshin.

“Në vendin e parë është Zvicra me rreth 16 mijë, që është një e katërta e numrave të pritur, më pas vijojnë Gjermania me 10 mijë, Italia me gjashtë mijë, përderisa në Kanada dhe Australi ka rezultate shumë më të dobëta, “për çka si Ministri përgjegjëse ndërmarrim aksione shtesë dhe thirrim sa më shumë që të jetë e mundur të inkurajohen dhe marrin disa minuta për këtë proces”, tha Osmani.

Ai informoi se regjistrimi i diplomatëve tanë dhe anëtarëve të misioneve konsullore ka përfunduar me sukses, ndërsa regjistrimi i diasporës vazhdon, i cili do të zgjasë deri më 22 prill.

Ministri Osmani do të zhvillojë vizitë pune në Zvicër dhe Spanjë. Vizitat e punës së Osmanit janë pjesë e veprimtarive diplomatike për prezantimin e dosjes evropiane të vendit, por edhe në drejtim të mobilizimit të diasporës për përfshirje në procesin e vetë-numërimit në kuadër të Regjistrimit 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button