RMV, orën policore nuk e respektuan 20 persona, 417 sanksione për mos-mbajtje të maskës

Ministria e Brendshme informoi se 20 persona nuk e kanë respektuar ndalimin për lëvizje, gjegjësisht orën policore, nga periudha e orës 22:00 të 15 marsin 2021, deri në orën 5:00 të mëngjesit të 16 marsit, transmeton Portalb.mk.

Gjatë 24 orëve të kaluara, 15-16 mars, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 417 shkelje.

Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria dhe së bashku të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së korona virusit.

Përndryshe, ora policore ka filluar më 10 mars dhe do të zgjasë dy javë, gjegjësisht deri më 22 mars 2021. Më pas do të analizohet situata epidemiologjike dhe do të vendoset a do të ketë masa shtesë, duke pasur parasysh që vijnë festat fetare në vend, deklaruan institucionet e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button