183 të vrarë që nga grusht shteti në Mianmar

Një organizatë e të drejtave të njeriut njoftoi se të paktën 183 njerëz janë vrarë në Mianmar që nga grushti i fundit ushtarak në vend, transmeton AA.

“Viktimat janë në rritje drastike”, thuhet në raportin e Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP).

Që nga 15 marsi, gjithsej 2.175 persona janë arrestuar, akuzuar ose dënuar nga autoritetet në lidhje me grusht e shtetin e 1 shkurtit, sipas AAPP.

Ndërsa viktimat janë kryesisht protestues kundër grusht shtetit, AAPP tha se ka dokumentuar edhe vrasjen e të tjerëve që nuk ishin përfshirë në demonstrata.

Më tej theksohet se junta gjithashtu kishte mbyllur lidhjet e internetit celular në të gjithë vendin që nga mbrëmja e kaluar, duke ndërprerë energjinë elektrike në disa lagje.

“Këto shkelje të të drejtave të njeriut dhe dhuna mund të jenë më të këqija gjatë errësirës së natës pa komunikim në internet. Me këtë gjithashtu synohet të dobësojë njerëzit që koordinojnë protestat”, thotë shoqata.

Regjimi i grushtit të shtetit të Mianmarit vendosi ligjin ushtarak në nëntë qytete të tjera në qytetet Yangon dhe Mandalay në fillim të javës, një ditë pasi forcat e sigurisë qëlluan gati 40 protestues të cilët kërkonin rivendosjen e sundimit civil.

Kanalet televizive shtetërore MRTV dhe Myawaddy njoftuan se junta shpalli ligjin ushtarak në Aungmyay Thazan, Chan Aye Thazan, Maha Aung Myay, Pyi Gyi Tagon dhe Chan Mya Thazi në Mandalay, qyteti i dytë më i madh i vendit.

Ligji ushtarak u shpall gjithashtu në North Dagon, North Okalapa, South Dagon dhe Dagon Seik Kan të Yangonit sipas televizionit shtetëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button