RMV-ja vendi i fundit në Evropë – qytetarët më të ndjeshëm ndaj lajmeve të rreme (Infografik)

Maqedonia e Veriut është në fund të listës së vendeve evropiane banorët e të cilave janë rezistente ndaj ndikimit të lajmeve të rreme, transmeton Portalb.mk.

Këtë e tregon raporti për Indeksin e shkathtësisë mediatike e vitit 2021, i cili tashmë po botohet për të katërtin vit radhazi në kuadër të projektit të Iniciativës për politika evropiane të Institutit shoqëri e hapur – Sofje.

Me Indeksin renditen 35 vende në Evropë, ndërsa si parametra vlerësimi përdoren të dhënat për lirinë e mediave, të cilat i publikojnë ‘Freedom House’ dhe ‘Reporterët pa kufij’, pastaj merren parasysh indikatorët për kualitetin e  arsimit sipas PISA-s, nga të cilat rëndësi më të madhe ka aftësia për të lexuar, e rëndësishme është se sa është niveli i pjesëmarrjes elektronike të qytetarëve në qeverisjen e përcaktuar nga KB, dhe në fund, shfrytëzohen të dhënat e Eurostatit, në drejtim të besimit midis qytetarëve.

Raporti për Indeksin e shkathtësisë mediatike

Sipas këtyre indikatorëve parashikues përcaktohet niveli i rezistencës së një shoqërie ndaj lajmeve të rreme, post-të vërtetat dhe fenomenet e lidhura me to, dhe matet potenciali për efektet anësore që ato shkaktojnë, siç janë rënia e besimit të publikut, polarizimi politik dhe dobësimi i ndikimit të medias.

Vendet e fundit në Evropë sipas Indeksit shumica i përkasin vendeve të Ballkanit. Kështu, para nesh janë Bosnja dhe Hercegovina (vendi i 34-të), Shqipëria, Mali i Zi (vendi i 32-të) (vendi i 33-të) dhe Turqia (vendi i 31-të). Bullgaria fqinje (në vendin e 30-të) ka vlerësimin më të keq nga vendet anëtare të BE-së dhe fqinji verior, Serbia, është një vend para tyre (vendi i 28-të).

Në pesëshen e parë, vende lidere sipas indeksit të shkathtësisë mediatikea, gjegjësisht vendet evropiane qytetarët e të cilëve janë më rezistentë ndaj lajmeve të rreme janë Finlanda, Danimarka, Estonia, Suedia dhe Irlanda.

Indeksi i këtij viti i shkathtësive mediatike për vitin 2021 është interesant pasi përveç lajmeve të rreme në përgjithësi, ndikim të madh ka edhe gjendja me covid-19, e cila kontribuoi në krijimin e të ashtuquajturës infodemi – pandemi e lajmeve të rreme dhe dezinformatave.

“Infodemia shkakton krizë besimi duke minuar besimin në njohuritë mjekësore dhe shkencore edhe në institucionet të cilat janë në ballë të krizës shëndetësore, si dhe krizë besimi në menaxhim”, tha Marin Lesenski, autor i raportit.

Rekomandimi është që qasja optimale në menaxhimin me lajmet e rreme mund të arrihet vetëm përmes arsimit. Ballafaqimi me lajmet e rreme dhe dezinformatat do të zvogëlojë nivelin e konfrontimit politik dhe shoqëror, do të rrisë besimin në shoqëri dhe do të kontribuojë në një mjedis “më të shëndetshëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button