Borisov: Heronjtë të na bashkojnë, pasi brezat e ardhshëm nuk do të na falin

Heronjtë që vdiqën për liri nuk mund të jenë objekt që na ndan, pasi ëndrra e tyre më e thellë ishte të jenë së bashku dhe prandaj dhanë jetët e tyre. Pra, ata duhet të jenë urë miqësie dhe jo e ndarjes, i tha Kryeministri Bullgar Bojko Borisov ministrit të Jashtëm të Maqedonisë Bujar Osmani në takimin e sotëm në Aeroportin e Sofjes, njoftuan mediat bullgare, të cilat citojnë një deklaratë nga qeveria bullgare, transmeton Portalb.mk.

Borisov dhe Osmani patën takim këtë mëngjes në aeroportin e Sofjes, nga ku ministri i Maqedonisë u nis për në Zvicër.

Siç njoftoi sot agjencia bullgare BGNES, Borisov tha se nuk duhet të shtyhet rruga e Maqedonisë dhe Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian (BE) dhe prandaj Maqedonia dhe Bullgaria duhet të gjejnë zgjidhje përmes negociatave me arsye, jo me emocione. Sipas agjencisë bullgare, e cila thirret në infromacione të qeverisë bullgare, Borisov i tha Osmanit se duhet gjetur një zgjidhje, pasi “brezat e ardhshëm nuk do të na falin“.

Borisovi në takim përsëri theksoi se duhet të përmbushen të gjitha detyrimet sipas Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim, të nënshkruar në vitin 2017 dhe i dërgoi “një përshëndetje të veçantë Kryeministrit Zoran Zaev dhe Presidentit Stevo Pendarovski“.

Ministri Osmani sot njoftoi se është për vizitë pune në Zvicër dhe Spanjë dhe se kishte takim me Borisovin në aeroport, por nuk dha detaje për atë që biseduan me Kryeministrin bullgar para fluturimit për në Zvicër. Ai dje në një konferencë shtypi deklaroi se zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë fqinje nuk ishte ngritur si kusht për Bashkimin Evropian për të filluar bisedimet e anëtarësimit.

Maqedonia nga dhjetori i vitit të kaluar ka veton e Bullgarisë me arsyetimin se Shkupi nuk e respekton Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë. Sofja këmbëngul gjithashtu në njohjen e rrënjëve bullgare të historisë maqedonase, kombësinë dhe gjuhën maqedonase, të cilën autoritetet maqedonase e kanë kundërshtuar, duke thënë se “identiteti dhe gjuha nuk do të negociohen“. Që nga ajo kohë, një luftë retorike është zhvilluar pothuajse çdo ditë midis Sofjes dhe Shkupit edhe krahas përpjekjeve e ndërmjetësve special dhe me përpjekje për miratimin e Planit Aksional për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button