Serbia sonte do të mbyllë gjithçka, përveç dyqaneve ushqimore, barnatoreve dhe pompave të benzinës

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq njoftoi se prej sonte në Serbi do të mbyllet gjithçka, përveç dyqaneve ushqimore, barnatoreve dhe pompave të benzinës, masë që ishte në fuqi fundjavën e kaluar. Ajo shtoi se kjo do të vlejë të paktën deri të hënën, por për momentin nuk do të ketë orë policore, transmeton Portalb.mk.

“Prej sonte, pothuajse gjithçka do të mbyllet, ndërsa nga e hëna do të shohim. Do të punojnë vetëm dyqanet ushqimore, farmacitë dhe pompat e benzinës, ajo që është e patjetërsueshme për një jetë sado pak normale”, tha Bërnabiq, duke shtuar se këto masa synojnë të ndihmojnë sistemin shëndetësor.

Institucionet shtetërore vazhdojnë të funksionojnë, si kopshtet, bankat dhe postat.

“Kjo është zgjidhje kompromisi. Masat janë të ashpra, por do të zgjasin vetëm pesë ditë, megjithëse Shtabi i Krizave kërkoi që të zgjasnin dy javë. Nëse masat do të shtyhen përtej të hënës varet nga të gjithë ne”, tha Brnabiq.

Në Serbi, numri i të infektuarve me koronavirus po rritet çdo ditë, megjithëse deri më tani 791.000 qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button