RMV, u shkatërruan mbi 4 mijë kilogram gjalpë me afat të skaduar të importuara nga Turqia

Në deponin Drislla janë shkatërruar 4,325 kilogram gjalpë me afat të skaduar, të importuara nga “EuroMlekara” në Shkup, skandal për të cilin ka shkruar një ditë më herët në fejsbuk zv.kryeministri Lupço Nikollovski, transmeton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për sasi e cila në kuadër të kontrollit dyjavor të inspektimit ishte konfiskuar nga veterinari zyrtar i AUV-it, si pjesë e importit prej 20 tonëve të gjalpit nga ana e kompanisë, për çka perms kontrolleve është konfirmuar që ka manipuluar me dokumentet e importit”, deklaroi drejtori Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Nikollçe Babovski.

Deponia Drislla, shkatërrimi i gjalpit me afat të skaduar (Agjencia per ushqim dhe veterinari)

Drejtori theksoi që përveç dokumenteve, kompania ka manipuluar edhe me ruajtjen e produktit, duke e ruajtur në objekte të paautorizuara – frigoriferët për ruajtjen e ushqimit me origjinë shtazore. Për këto parregullsi, në bazë të paragrafit 2 nga neni 32 në Ligjin për siguri në ushqim, kompanisë i është caktuar dënim në vlerë prej 1,500 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button