RMV, do të rikonstruktohen 35 rrugë lokale e urbane nëpër komuna me kredi nga Banka Botërore

Në 21 komuna të vendit dhe Qytetin Shkup do të rikonstruktohen 35 rrugë urbane e lokale, informoi ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoja Boçvarski në konferencën e sotme për shtyp. Bëhet fjalë për thirrjen e dytë për komunat lidhur me realizimin e punëve ndërtimore për përmirësimin e infrastrukturës, me të cilën përgjithësisht do të rikonstruktohen 35,5 kilometra rrugë lokale dhe urbane në vlerë prej 7 milionë euro, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Ministri Boçvarski tha që thirrja për dërgimin e ofertave nga kompanitë ndërtimore zgjatë  deri më 8 prill 2021, me të cilën do të përzgjidhen ofertat më të volitshme për realizimin e rrugëve lokale dhe urbane. Në territorin e Qytetit Shkup, me thirrjen e dytë do të përzgjidhet realizues për rekonstruktimin e fazës së parë të bulevardit Kiro Gligorov në komunën Gazi Baba.

Nga Ministria për Transport dhe Lidhje informojnë që thirrja publike për rekonstruktimin e rrugëve lokale dhe urbane nëpër komunat ka përfunduar. Janë nënshkruar marrëveshje me realizuesit dhe kah fundi i këtij muaji do të nis rekonstruktimi i 27 rrugëve urbane dhe lokale në 17 komuna.

Gjithsej, me dy thirrjet e deritanishme investohen mbi 11 milionë euro në rekonstruktimin e 62 rrugëve urbane dhe lokale nëpër vend. Ministri Bllagoj Boçvarski u bëri apel komunave me kohë të parashtrojnë projekte cilësore dhe dokumentacionin Teknik për ato, që do të mundësojë të fitojnë mjete nga kredia që shteti e ka marrë nga Banka Botërore në lartësi prej 70 milionë euro.

Boçvarski e përsëriti faktin që mjete për rekonstruktimin e rrugëve urbane dhe lokale në komunat janë grant i pakthyeshëm, që donë të thotë se komunat nuk do të nevojitet t’ia kthejnë shtetit Bankës botërore, financat e tërhequra. Ai gjithashtu tha se vet autoritetet lokale e bëjnë zgjedhjen e rrugëve urbane dhe lokale që do t’i kenë prioritet në sanim, por gjithashtu ka shtuar që kusht për shfrytëzimin e tyre është parashtrimi I dokumentacionit cilësor të projektit.

Në Ministrinë për Transport dhe Lidhje për momentin janë duke e përpunuar thirrjen e tretë për komunat, në të cilën vetëqeverisjet lokale do të mund të dërgojnë dokumentacion për rekonstruktimin e rrugëve të reja urbane dhe rrugëve lokale.

Lidhur me komunat ndarazi, ministri Boçvarski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve tha se për komunën Haraçinë janë paraparë 554.000 euro nga kredia prej Bankës Botërore për rekonstruktimin e rrugëve urbane dhe lokale, mirëpo mjetet për këtë dedikim do të aprovohen dhe do të shpërndahen vetëm nëse parashtrohen dokumentacione të projektit.

Marrëveshja ndërmjet Ministrisë së financave dhe Bankës Botërore, me të cilën janë siguruar 70 milionë euro për rehabilitim, rekonstruktim dhe mbindërtim të 450 kilometrave rrugë lokale në 80 komuna në vend, është nënshkruar kah fundi i muajit dhjetor të vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button