RMV, ulje e çmimit të prodhimeve bujqësore, vetëm në katër prodhime pati rritje

Në shkurt të këtij muaji është regjistruar rënie e çmimeve të prodhimeve bimore dhe shtazore, përveç në katër prodhime, transmeton Portalb.mk.

“Në shkurt të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore është 97.5, ndërsa indeksi i çmimeve të prodhimeve shtazore është 98.3”, sqarojnë nga Enti shtetëror i statistikave, duke theksuar që në përgjithësi kemi ulje për 2.3%.

Ulje e çmimeve është regjistruar për bimët e bagëtive (2.8%), perime (4%), patate (2.3%), prodhime nga blegtoria për therje (1.3%) dhe produktet me origjinë shtazore (2%). Ndërkohë, rritje është regjistruar në drithëra dhe oriz (1.6%), bimët industriale (1.9%), fruta e rush (0.9%) dhe venë (1.9%).

Ndryshe, Maqedonia e Veriut në tremujorin e fundit të vitit 2020 ka shënuar ulje prej 22.4% të shitblerjes së prodhimeve bujqësore, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2020 shitblerja e prodhimeve bujqësore  është 6 118 213 000 denarë, që domethënë është zvogëluar për 22.4% krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave, duke sqaruar që ulje nuk është vërejtur vetëm në shitjen e frutave (24.8%) dhe bagëtinë (7.2%), ndërsa më së shumti ulje kemi në bimët foragjere (47.1%).

Entit raportoi që shkalla e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për tremujorin e tretë të vitit 2020, është -3.3%, ndërsa rritje më e madhe është vërejtur në sektorët: A – Bujqësi, pylltari dhe peshkim prej 5.2%; F  – Ndërtimtari me 3.4% dhe  J – Informim dhe komunikim prej 3.3 %.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button