Pas 11 muajve nga kërkesa për “Hapësirë antikorona”, autoritetet kompetente të shurdhëta, ndërsa biçiklistët vriten nga mjetet motorike

Shoqata joformale për çiklizëm urban ‘Në rrota’ dhe Shoqata e qytetarëve ‘Iniciativa të qëndrueshme’, me përkrahjen e 40 organizatave formale dhe joformale në prill vitin e kaluar dërguan shkresë të hapur “Hapësirë antikorona” deri tek institucionet kompetente. Ato, atëherë propozuan që në bulevardet me më shumë korsi, korsia që është krejt në anën e djathtë përkohësisht të dedikohet për biçikleta, ndërsa shtegu për biçikletat të dedikohet për këmbësorë. Në rrugët me karregjata të gjera, ata kërkuan të ndahen korsi për biçikleta, ndërsa në rrugët e lagjeve ku nuk ka trotuare të kufizohet shpejtësia e qarkullimit të mjeteve motorike në 20 kilometra në orë, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

‘Në rrota’, në bashkëpunim me ‘Iniciativa të qëndrueshme’ dhe me përkrahje të 40 organizatave para 11 muajsh kërkuan edhe hapësirat e uzurpuara me parkingje me pagesë sikur ato të NP Parkingu i qytetit, Qyteti Shkup, NP për PHU – Prilep dhe NP Parkingje të Komunës Qendër të cilat gjenden në rrugë t’u kthehen këmbësorëve dhe çiklistëve, si dhe të gjitha komunat t’i përcaktojnë vendet, veçanërisht në të cilat mblidhen qytetarët duke pritur radhë (pranë marketeve, barnatoreve, bankave etj.) dhe ta zgjerojnë hapësirën e këmbësorëve në kurriz të karregjatës dhe parkingjeve.

Thuajse një vit më vonë, nga ‘Në rrota’ thonë që masa reale për lehtësim të transportit publik dhe alternativë reale – nuk ka. Rekomandimet për plotësim prej 50% të kapacitetit të transportit publik nuk janë masa, nëse nuk sigurohet alternativë për 50% tjetër.

“Ndonjë shteg biçikletash aty-këtu, nuk mjafton. A do t’u mjaftonin për të lëvizur me veturë?! Nevojitet rrjet për biçikleta nëpër gjithë qytetin, në çdo lagje, njëjtë siç ka rrjet për automjete”, thonë nga ‘Në rrota’ në shkresën e tyre për përkujtim që kërkesa “Hapësira anti korona” është ende aktuale.

Ata shtojnë që pa marrë parasysh nëse pandemia kovid-19 përfundon së shpejti apo do të zgjasë më shumë, realizimi i rrjetit për biçikleta do të ketë efekte pozitive më shumë se pandemia, por edhe jashtë periudhës së pandemisë.

Prej ‘Na rrota” përkujtojnë që për buxhetin e Qytetit Shkup për vitin 2021 kanë dhënë 9 propozime, ndër të cilët një për ndarje të buxhetit të veçantë për biçikleta dhe infrastrukturë këmbësorësh në shumë prej 30% të buxhetit të përgjithshëm për infrastrukturë rrugore (nga 15%për çdo lloj) dhe 4 milionë denarë për pozicion për largimin e trotuareve në të gjitha bulevardet në qytet.

“Për fat të keq këto dy kërkesa nuk u votuan në Këshillin e Qytetit Shkup”, thonë nga ‘Në rrota’..

Ndërkohë, këtë fundjavë para Komunës së Strugë u mbajt protestë me rastin e aksidentit fatkeq, në të cilin në rrugën rajonale Ohër-Strugë jetën e humbi një çiklist 17 vjeçar të cilin e kishin shkelur me automjet. Anëtarë nga “Klubi i çiklistëve” nga Struga kërkuan të ndërtohet korsi për biçikleta në rrugën rajonale Ohër-Strugë dhe kontrolle policore gjatë fundjavëve, duke përkujtuar që si biçiklistë edhe vet kanë qenë të përfshirë në aksidente rrugore.

Përndryshe, “Meta.mk” prej vitit të kaluar ka shkruar që Këshilli komunal për siguri në komunikacionin rrugor në Ohër, në vitin 2015 e publikoi idenë një korsi të rrugës rajonale Ohër-Strugë ta ri-dedikojë për çiklistët. Karregjata në këtë rrugë, në ndërkohë u rehabilitua, mirëpo çiklistët që udhëtojnë në dy qytetet nuk fituan hapësirë të veçantë për qarkullim, që flet mjaft për trajtimin ndaj çiklistëve në vendin tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button