Çmimi i dizelit rritet për një denar, ndërsa i benzinës për një e gjysmë

Komisioni Rregullator për Energjetikë informoi se çmimi i karburanteve do të rritet me një mesatare prej 2.13 përqind krahasuar me javën e kaluar, transmeton Portalb.mk.

Çmimi me pakicë i naftës dizelit rritet për një denar dhe do të shitet 57 denarë për litër.

Çmimet me pakicë të benzinës “Eurosuper BS-95” dhe “Eurosuper BS-98” dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri rriten me 1.50 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i “Eurosuper BS-95” do të jetë 67,50 denarë për litër, ndërsa i “Eurosuper BS-98” 69,50 denarë për litër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button