Osmani: Numri i qytetarëve të regjistruar në diasporë ka tejkaluar 60 mijë, aplikimi është përforcuar në aspekt teknik

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për media, ku sqaroi rrjedhshmërinë e procesit të regjistrimit të diasporës, tha se edhe pse kjo pjesë e popullsisë është ballafaquar me probleme të ndryshme teknike gjatë procesit të vet regjistrimit në mënyrë elektronike, tani sistemi, sipas tij, është përforcuar në aspekt teknik, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se, për dallim nga popullata rezidente këtu e cila regjistrohet brenda 30 ditëve, jo rastësisht për popullatën jo rezidente që jeton jashtë është lënë 51 ditë, pikërisht për shkak të distribuimit më të gjerë, vështirësive në komunikim me ta dhe jo rastësisht ka filluar pothuajse një muaj më herët se 1 prilli.

“Fillimisht kishte disa gabime teknike në aplikim, kishte edhe keqkuptime në atë se si duhet të regjistrohen njerëzit, kam treguar në disa raste, psh njerëzit kur kanë regjistruar numrin amë pas numrit amë kërkohet shteti, njerëzit kanë shkruar shtetin në të cilin ata jetojnë, nuk përputhet numri amë me shtetin ku jetojnë, ju duhet të shkruani Republika e Maqedonisë së Veriut që të mund sistemi të njeh numrin tuaj amë. Mirëpo, këto sqarime janë bërë në ndërkohë, është përforcuar në aspekt teknik sistemi, përfaqësitë tona diplomatike konsullore me mundësitë e tyre po informojnë qytetarët”, deklaroi Osmani.

Ai sqaroi se, kanë kanë krijuar dy procese paralele për regjistrimin e diasporës – një nëpërmjet vet regjistrimit dhe një nëpërmjet regjistrimit nga familjarët e tyre që jetojnë këtu.

Por, mos të harrojmë për diasporën është paraparë edhe një mënyrë tjetër e regjistrimit e ajo është që nga 1 prilli, kush do që i ti të dhënat për ta, kush do që i di numrin amë të njerëzve në diasporë do të mund te regjistruesi, ti japin këto të dhëna dhe të regjistrohen njerëzit edhe përmes kësaj mënyre

Ai informoi se, sot përfundon dita e 15-të nga fillimi i regjistrimit dhe dita e fundit e caktuar për regjistrimin e diplomatëve dhe familjarëve të tyre.

“Diplomatët tanë dhe familjet e tyre e kanë kaluar këtë proces me sukses. Sot përfundon regjistrimi i diplomacisë, por vazhdon regjistrimi i diasporës deri më 21 prill, që paraqet kohë të mjaftueshme gjatë së cilës secili qytetar i yni jashtë vendit mund ta shfrytëzoj këtë të drejtë. Do të ishte mirë që ky informacion të prek te një numër i madh u tyre që të inkurajohen, të motivohen që të ndajnë disa minuta për këtë proces. Rezultatet i kemi të rëndësishme për të pasur bazë për sjelljen e politikave zhvillimore të bazuara në të dhëna të sakta”, deklaroi Osmani.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme deri sot, numri i qytetarëve të regjistruar jashtë vendit ka tejkaluar 60 mijë. Mesatarja është Zvicra me 16 mijë qytetarë të vet regjistruar që sipas numrave të vlerësuar deri më tani paraqet ¼ e qytetarëve tanë atje, vijojnë Gjermania me rreth 10 mijë, Italia me 6000 e kështu me radhë. Më të ulëta janë rezultatet në Kanada dhe Australi, në SHBA po përmirësohet gjendja në aspekt të interesit të qytetarëve për t’u vet regjistruar.

Osmani tha se, nuk mundet të paragjykojë nëse ka arsye të tjera të cilat mund të jenë bazë për këtë rezultat dhe porositi se, e gjithë energjia tani duhet të jetë në funksion që informata të arrijë te qytetarët se ka regjistrim.

Regjistrimi i popullsisë për qytetarët rezident të Maqedonisë së Veriut pritet të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button