AstraZeneca: Nuk gjetëm dëshmi se vaksina jonë kundër Kovid-19 shkakton trombozë

AstraZeneka njoftoi se analiza e të dhënave të sigurisë nga personat e vaksinuar me vaksinën e saj kovid-19 nuk ofroi dëshmi se e njëjta shkaktoi mpiksje gjakut, njofton Portalb.mk.

Analiza e kompanisë farmaceutike anglo-suedeze erdhi pasi autoritetet shëndetësore në më shumë se dhjetë vende ndaluan përdorimin e vaksinës mes shqetësimeve në lidhje me efektet anësore serioze. Hollanda është vendi i fundit që njoftoi se do ta pezullojë atë përkohësisht, të paktën deri më 29 mars, duke iu bashkëngjitur Irlandës, Danimarkës, Norvegjisë, Islandës, Bullgarisë, Tajlandës…

“Nuk guxojmë të lejojmë asnjë dyshim rreth vaksinës. Duhet të jemi të sigurt se gjithçka është në rregull, prandaj më e mençur është që të ndërpresim shfrytëzimin e saj”, deklaroi ministri holandez i Shëndetësisë.

Kjo padyshim do të ngadalësojë imunizimin në vend, e cila porositi 12 milion doza të AstraZenekës dhe në dy javët e ardhshme duhej ta merrnin thuajse 300.000 persona.

AstraZeneka tha se nuk ishte gjetur asnjë lidhje midis vaksinës dhe rritjes së rrezikut të trombozës.

“Rreth 17 milion njerëz në Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Evropian kanë marrë vaksinën dhe që nga java e kaluar janë raportuar 37 raste të mpiksjes së gjakut dhe embolisë pulmonare. Kjo është shumë më pak se qindra raste që mund të priten në popullatën e përgjithshme”, njoftoi komision.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button