RMV, çdo i treti qytetar ka antitrupta, treguan analizat e Institutit për Imunobiologji

Çdo i treti qytetar ka antitrupa të kovid-19, tregoi analiza e Institutit të Imunobiologjisë të cilin e ka bërë në dy javët e fundit në Shkup. Analiza u zbatua me 1000 kalimtarë të rastit në gjashtë lokacione në Shkup, edhe atë në Karposh, Aerodrom, QT “Mavrovasja”, në Parkun e Qytetit, në rrugën Maqedonia dhe Sheshin Maqedonia. Ndërkohë, është bërë kujdes që personat pjesëmarrës të mos ishin nga e njëjta familje, gjegjësisht që mostrat ishin marrë nga grupe dhe mosha të ndryshme, transmeton Portalb.mk.

“Përpunimi i të dhënave tregoi se 31 përqind e të anketuarve kanë antitrupa ose çdo i treti qytetar ka qenë i e ka kaluar kovid-19. Në analizë, ishin marrë monstra nga  personat që e dinin se kishin  kaluar virusin, por edhe nga të anketuar të cilët nuk kanë qenë të infektuar ose nuk kanë ditur nëse e kanë kaluar”, tha drejtori i Institutit të Imunobiologjisë Aleksandar Petliçkovski.

Siç shpjegoi Petliçkovski, rezultatet e tilla tregojnë se vendi është në gjysmë të rrugës për krijimin e imunitetit të tufës, për çka është e nevojshme që sëmundjen ta kalojnë të paktën 60 përqind të qytetarëve.

Instituti gjithashtu kreu teste tek mjekët që morën vaksinën Pfizer për rezultatet që jep vaksinimi. Petliçkovski thotë se të dhënat që morën janë të shkëlqyera, të vaksinuarit kanë dozë të madhe të antitrupave.

“Ata që e kaluan kovid-19 kanë përqendrim të lartë të antitrupave me vetëm një dozë. Prandaj, konsideroj se ata persona nuk duhet të marrin dy doza, mjafton një”, tha Petliçkovski.

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik, të diagnostikuar nga fillimi i pandemisë në vend janë gjithsej 112.646.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button