fbpx

Mbrëmë 15 persona e kanë shkelur orën policore

Në periudhën prej 22 deri në ora 05 në mëngjes, zyrtarët policorë në tërë Maqedoninë e Veriut gjithsej kanë kapur 15 persona që e kanë shkelur orën policore, gjegjësisht ndalesën për lëvizje, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.mk.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit zyrtarët policorë kanë shqiptuar 393 gjoba për shkeljen e masës mbajtje të maskës mbrojtëse në fytyrë.

MPB apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria që të kontribuojnë në parandalimin e shpërndarjes së virusit korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button