QKR-bën thirrje për pjesëmarrje në ‘Natën e Bardhe 2013’

Qendra kulturore për të rinj-Shkup, këto ditë, në kuadër të aktiviteteve programore, shpalli thirrje për pjesëmarrje të artistëve, të cilët më 5 tetor 2013, do të jenë pjesë e manifestimit tradicional kulturor Nata E Bardhë 2013. Të interesuarit për pjesëmarrje në këtë manifestim kulturor, aplikacionin mund ta marrin në www.belanok.mk.

Format aplikuese së bashku me dokumentet plotësuese duhet të dërgohen më së voni deri më 15 qershor 2013, në këto adresa: Qendra kulturore për të rinj(QKR) , me shenjën ‘PËR NATËN E BARDHË 2013’, kej Dimitar Vllahov 15.1000 Shkup, Maqedoni. Ose në e-mail [email protected].
Më shumë informata mund të gjeni në www.belanok.mk/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button