RMV, disa vajza mësojnë për elektricistë – elektromontues për rrjetet elektroenergjetike

Disa vajza mësojnë për elektricistë – elektromontues për rrjetet elektroenergjetike në shkollën e mesme profesionale “Mihajllo Pupin” në Shkup. Dy prej tyre, duke treguar se nuk dallohen nga djemtë në njohuritë dhe aftësitë që i kanë fituar në orët dhe përmes trajnimit praktik, u ngjitën në shtyllën e lartë të poligonit në oborrin e shkollës, që ju shërben për trajnim, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës, transmeton Portalb.mk.

Fiona Mandarova është nxënëse në vitin e dytë. Për paralelen e dyfishtë ka marrë vesh nga babai i saj.

“Pashë se ka kushte të mira. Pas shkollës së mesme mund menjëherë të gjejmë punë. Gjithashtu ka kushte për mësim praktik. Ka edhe poligon ndërsa mund të vizitojmë edhe kompani,” thotë Fiona.

Profesoresha e saj për mësim praktik Sllobodanka Dimkovska shpjegon se me konceptin e arsimit të dyfishtë, përveç njohurive që nxënësit i marrin gjatë mësimit të rregullt dhe përkatësisht arsimin profesional të cilin më pas do të mund ta aplikojnë në kompani të përshtatshme.

“Profilin arsimor të shkallës së tretë elektricist-elektromontues i i rrjeteve të elektroenergjisë, zbatohet në bashkëpunim me EVN. Nxënësit aftësohen për punë në sistemin e transmetimit të elektroenergjisë ”, thotë profesoresha, duke shtuar se nga gjenerata e parë e nxënësve të regjistruar në paralelen e dyfishtë, disa tashmë  punojnë në EVN.

“Gjithsej, në paralelet e dyfishta deri tani janë kaluar tetë klasë, nga 150 deri në 180 nxënës. “Flasim për një numër, diçka rreth 200 nxënës, në gjithsej katër vitesh deri më tani,” theksoi Dimkovska.

Projekti 20/20/20 me të cilin EVN Maqedonia u përfshi në arsimin e dyfishtë në vend, që nga fillimi parashikonte njëzet nxënës të shkollës së mesme në vitin 2020 të punësohen në kompaninë, me mundësi të avancohen nga pozicioni fillestar i elektromontuesit.

“Projekti 20/20/20 është investim i madh për rininë, energjetikën, kompania dhe ardhmëria e shtetit. Arsimi i dyfishtë nxënësve u jep teori dhe praktikë, ndërsa me atë ato bëhen kuadër profesional dhe cilësor në tregun e punës. Jemi krenar që gjenerata e parë e nxënësve që përfundoi tashmë janë pjesë e ekipit të EVN-së “, thotë Shtefan Peter, Kryetar i Bordit Drejtues i EVN-së Maqedoni.

Të punësuarit e rinj janë të kënaqur.

“Vijnë dhe thonë se kushtet që u janë premtuar, u janë plotësuar. Madje, marrin trajnime shtesë me qëllim që të jenë të suksesshëm në atë që e punojnë dhe natyrisht të përparojnë ”, thotë profesoresha Dimkovska.
Fiona mendon se për shkak të mungesës së informacionit nuk ka më tepër vajza në klasën e saj.

“Në klasën time ka vetëm tre vajza, me mua katër, ndërsa në klasat  tjera nuk ka. I vogël është numri i vajzave sepse mendojnë se duhet të përfundojnë si montues, por mund të mbarojnë edhe vitin e katërt dhe gjithashtu mund të mbarojnë edhe fakultet sipas zgjedhjes së tyre  të mbarojnë,” tregon Fiona.

Kur shoqet do ta pyesin Andrej Stojanovskin se çfarë mësojnë në shkollë, ai u përgjigjet se bëjnë projekte, lidhin përçues ndërsa në poligon mësojnë se si sigurt të ngjiten në shtylla.

“Tregoj se mësoj për elektromontues. Më pyesin se çfarë mësojmë, tregoj se kemi pyetje teorike dhe mësim praktik. Këtu në poligon na mirëpret mentori i cili na shpjegon se si t’i kryejmë ushtrimet. “Planifikoj të shkoj në fakultet”, thotë Andrej, duke shtuar se me profilin e tyre ata mund të punojnë në më shumë kompani.

Profesoresha Dimkovska konfirmon se interesi për arsimin e dyfishtë po rritet çdo vit ndërsa me atë edhe numri i paraleleve. Edhe kompanitë tregojnë aq më tepër interes për bashkëpunim me shkollat e mesme dhe përfshirje në arsimin e dyfishtë.

“Rreth 10 kompanitë më të mëdhatë në vend, do të investonin dhe do të përfshiheshin në programin për arsimin e dyfishtë,” thotë Dimkovska. Ajo u rekomandon prindërve që mendojnë para se të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollën e mesme, se shkolla e mesme profesionale, përveç që jep mundësi të njëjta si gjimnazi, jep edhe profesion, zanat, të cilën gjimnazet nuk e nuk e japin.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button