Disfatë e rëndë e partisë së Merkelit në dy krahina në fillim të zgjedhjeve lokale

Partia e Angela Merkelit përjetoi disfatë historike në zgjedhjet lokale në dy krahina federale në Gjermani, thonë sondazhet. Votimi i sotëm në Baden-Virtemberg dhe Rajoni i Rajnës-Pfalc shënuan fillimin e maratonës zgjedhore, që do të kulminojë me zgjedhjet kombëtare më 26 shtator. Ata gjithashtu do të vendosin se kush do ta trashëgojë Angela Merkelin në funksionin e kancelares, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.

Lidhja demokristiane fitoi vota rekorde të ulëta prej 23 për qind në krahinën jugperëndimore Baden-Virtemberg, ndërsa mbështetja në krahinën fqinje Rajoni i Rajnës-Pfalc ka rënë në 26,5 për qind, që për ta është rezultati më i dobët deri tani në këtë krahinë, thonë sondazhet e realizuara nga televizionet ZDF dhe ORF.

Zgjedhjet e sotme i siguruan mandat të tretë kryeministrti Vinfrid Kreçman (Partia e Të Gjelbërve) në Baden-Virtemberg, ndërsa socialdemokratja Malu Drejer mbeti në pushtet në Rajonin e Rajnës-Pfalc.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button