Shqipëri, 15 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 të vdekur dhe 653 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 117.474, prej të cilëve numri i të vdekurve në 2.045.

Gjithashtu janë shëruar edhe 662 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 80.483 dhe raste aktive aktualisht janë 34.946.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.119 testime, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 511.075 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Sipas ministrisë në vend vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi janë kryer 24.887 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button