Kosovë, 6 viktima dhe 565 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se 6 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.702, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 565 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në gjithsej 77.253 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 3.444 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 354.967 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 304 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 64.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.885.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button