Elita Ziberi: Në The Voice of Turkey e kuptova sa kam vlerë si artiste (VIDEO)

Elita Ziberi momentalisht rangohet si një prej artisteve më të mira dhe më të kërkuara në Maqedoninë e Veriut. Me muzikë filloi të merret në një moshë shumë të vogël. Koncertin e saj të parë e kujton me shumë nostalgji. Ishte vetëm 15-vjeçare kur në shkollë të mesme, i nderuari profesor Jeton Pustina ia dha mundësinë që Elita të jetë pjesë e Shoqërisë Kulturore Artistike “Xheladin Zeqiri” dhe ky ishte momenti  kur ajo u paraqit për herë të parë në skenë, shkruan Portalb.mk.

Kulmi i karrierës së Elitës, sipas saj, është koveri i quajtur “Dashnia”. Si dhe pjesëmarrja në “Voice of Turkey”, e cila ka qenë një ëndërr që ka menduar që nuk do të realizohet, mirëpo u realizua dhe do të ngelet një nga eksperiencat më të bukura të saj, tha Elita.

“Në ‘Voice of Turkey’ ka aplikuar një shoqe e imja për mua, pa dijeninë time dhe pas një viti, kur unë isha në pushim në Ohër, më erdhi një mesazh se jam pranuar për audicione. Interesantja këtu është se në periudhën e njëjtë kur jam pranuar në Turqi, jam pranuar edhe në ‘Voice of Albania’. Por, vendosa që ta sfidoj veten në Turqi, në një vend ku nuk më njeh askush dhe aty e kuptova se unë vërtetë kam vlerë si artiste. Ndërsa në Shqipëri, vetëm se i njihja të gjthë artistët, për arsye se dy vite me radhë isha pjesë e ‘Top Fest 7’ dhe 8. Vendimi për të shkuar në Turqi ishte i duhuri për mua.” u shpreh Elita.

Elita ka pasur fatin që të rritet pranë yllit të rock’n’roll-it, Arif Ziberit, dhe fakti që njerëzit shpesh e njohin nga babai i saj, Elitës nuk i pengon, por, përkundrazi, e bën të ndjehet krenare. Ndërsa, kur Elita u pyet se a planifikojnë që të vijnë me një projekt muzikor bashkë me babain e saj, ajo tha që në momentin që do merr ftesë nga ai, menjëherë do ia nisin projektit.

Periudha e pandemisë te çdo njeri ka ndikuar ndryshe sa i përket aspektit psikologjik. Elita thotë se asaj i është nevojitur një periudhë pushimi që të reflektojë te vetvetja. Në këtë kohë, shumë artistë kanë pasur rastin të punojnë më shumë në projektet e tyre. Sa i pëket kësaj pjese, Elita u shpreh:

Jam duke punuar rreth një projekti muzikor me stil R&B. Do të jetë diçka ndryshe, por që më pëlqen shumë dhe shpresoj se do të dalë mirë dhe do të pritet mirë nga të tjerët. Projekti është veror, por, nuk domethënë që do e publikoj gjatë verës. Varet se si do të rrjedhin punët.” tha Elita.

Mesazhi që Elita e përcolli për të gjithë artistët e rinj është:

“Për të qenë në një artist i mirë duhet të jesh modest dhe të punosh shumë me veten dhe suksesi  vjen me kohë.” e përmbylli Elita Ziberi. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button