“Skopska” të sjellë përfitime dhe të paguhen edhe shërbime tjera në qytet, transportin publik me këtë do të tërheqë udhëtarë

Sistemi elektronik për pagesë të biletave dhe kartelës “Skopska” në transportin publik të Shkupit është themeluar në vitin 2015 dhe që nga ajo kohë deri më sot nuk ka ndryshime në funksionimin e tij, me përjashtim të ndryshimeve në dizajnin e kartelave. Për dallim nga Shkupi, kryeqytetet përreth rajonit kanë përfshirë shumë përfitime dhe shërbime të reja me kartelat e tilla për qytetarët, të cilat kontribuojnë në rritjen e numrit të udhëtarëve në transportin publik, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.

Në Lubjanë, kartela e vetme e urbane “Urbana” përdoret nga qytetarët jo vetëm për të paguar biletat e transportit publik, por edhe për të marrë me qira biçikleta përmes sistemit “Bicikel”, të paguajnë për biletat e parkimit në parkingjet me të cilat menaxhon ndërmarrja publike e qytetit dhe për të shfrytëzuar shërbimet e Bibliotekës së qytetit në Lubjanë. Është planifikuar që në të ardhmen kartela “Urbana”, të përdoret shërbimet e muzeve, si dhe të paguhen biletat për ngjarjet kulturore dhe sportive që do të zhvillohen në kryeqytetin slloven.

Për të tërhequr sa më shumë qytetarë të përdorin transportin publik, në Beograd sistemi i pagesës së biletave dhe menaxhimi i automjeteve nga transporti publik “Bus Plus” ka krijuar një program besnikërie, me të cilin kartela e transportit mund t’u shërbejë qytetarëve për të marrë zbritje nëpër qendrat tregtare në kryeqytetin serb. Udhëtarët e transportit publik në Beograd me kartelën “Bus Plus” kanë zbritje në super-markete, kompani sigurimesh dhe dyqane tjera, të cilat indirekt i stimulojnë qytetarët të përdorin transportin publik.

Ndryshe nga Beogradi dhe Lubjana, kryeqyteti i Maqedonisë nuk ka shpikur asgjë për të stimuluar qytetarët të përdorin transportin publik më shumë në udhëtimet e tyre nëpër Shkup. Si kujtesë, numri i udhëtarëve në transportin urban-periferik në Shkup shënon gradualisht rënie që nga viti 2014 e deri sot, që në vitin 2020 për shkak të pandemisë kovid-19 të përjetojnë ulje të madhe të udhëtarëve të transportuar duke pas 30 milionë më pak në krahasim me vitib 2019.

Pavarësisht se janë kontaktuar me pyetje, Qyteti i Shkupit dhe NQP-Shkup ende nuk kanë dhënë përgjigje në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të pagesës elektronike të biletave dhe kartelës “Skopska”.

Ekspertët të cilët i konsultoi “Meta.mk” thonë se Shkupit i duhet një kartelë unike e qytetit, me të cilën qytetarët do të mund të paguanin të gjitha shërbimet e ofruara nga institucionet nën ombrellën e Shkupit. Mund të bëhet azhurnim i kartelës “Skopska” përmes mundësisë për lidhjen e saj për pagesa të shërbimeve të tjera e jo vetëm të paguhen biletat në autobusët e NQP-Shkup dhe transportuesit privatë, me azhurnimin harduer dhe softuer të sistemit sipas modelit të “Urbana” në Lubjanë.

Qyteti i Shkupit mund të vendosë një sistem krejtësisht të ri me një kartë tjetër, por për të ndërmarrë modelin e funksionimit të Lubjanës, investimi më i madh do të ishte instalimi i një numri automatesh nëpër Shkup, në të cilat do të kryhej transaksioni i fondeve në vetë kartelën.

Në të njëjtën kohë, aplikacionet mobile për pagesë me telefon duhet të përdoren në transportin publik në Shkup, por përdorimi i pajisjes mobile duhet të azhurnohet me teknologjinë NFC, ku pagesa pa kontakt dhe validimi i biletave do të jenë shumë më të shpejta në krahasim me kohën që aktualisht u duhet udhëtarëve të kalojnë përpara validuesve të autobusëve të qytetit.

Kartela “Skopska” dhe sistemi elektronik për pagimin e biletave në të ardhmen duhet t’u mundësojnë qytetarëve transferimin e mjeteve në këtë kartë përmes internetit, ndërsa transferimi i vërtetë i mjeteve në kartelë duhet të bëhet përmes automateve. Në atë mënyrë, do të tejkalohet modeli ekzistues për rimbushjen e kartës në biletat e JSP-së dhe në qendrat tregtare në të gjithë Shkupin, thonë ekspertët e TI-së.

Ata shtojnë që nëse ka vullnet, sistemi ekzistues i pagesës elektronike të biletave në Shkup mund të azhurnohet në një periudhë që nuk e kalon një vit, pas çka kartela “Skopska” do të funksiononte ngjashëm me modelin e kartelës së vetme urbane “Urbana” në Lubjanë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button