Në Krushopek u mbyll një bar me striptizeta, në Qendër të Shkupit “Intermeco” dhe “Tri kiçen”

Në një aksion të Inspektoratit të tregut, mbrëmë në Shkup janë mbyllur 5 objekte – katër kafene dhe një lokal lojërash për fëmijë. Në grupin e objekteve të mbyllura është edhe një bar me striptiste në fshatin Krushopek. Bari ka qenë përplot me mysafirë, nuk janë respektuar fare protokollet dhe orari i punës, kurse inspektorët kanë hasur edhe disa striptiste të cilat i kanë argëtuar mysafirët, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.

Objekt hotelierik është mbyllur objekt edhe në QT “Mavrovasja”, kurse është gjobitur edhe një lokal lojërash për fëmijë ku festohej datëlindje me më shumë persona.

“Atë që e pamë mbrëmë në terren ishte sikur s’ka fare pandemi”, thotë drejtori i Inspektoratit të tregut Stojko Paunovski.

“Lokale të mbushura, të rinj lozonjarë të cilët zbaviten pa u brengos fare, me muzikë me zë të lartë, vallëzojnë dhe këndojnë. Në qendër të Shkupit i mbyllëm lokalet ‘Intermeco’ dhe ‘Tri Kiçen’. Dënimi është ndalesë për punë nga 10 deri në 30 ditë, gjobë në të holla prej 5.200 euro, si dhe kallëzim për kundërvajtje. E dimë se në shumë vende nuk respektohen protokollet dhe pavarësisht që deri tani nuk kemi intervenuar edhe atyre do t’u vjen radha. Ne jemi këtu, nuk shkojmë askund dhe vazhdimisht do të jemi në terren”, thekson Paunovski.

Mysafirët që janë hasur në kafenetë nuk janë gjobitur, sepse inspektorët kanë hyrë vetëm pa asistencë të policisë që të mund të veprojnë me kohë. Inspektorati i tregut nuk mund t’u shqiptojë gjoba personave fizikë, por vetëm personit juridik dhe mund ta mbyllë objektin. Vetëm policia mund të gjobitë mysafirët në bazë të mosrespektimit të kovid protokolleve, por gjatë aksionit të mbrëmshëm nuk ka pasur polici

Sipas kovid protokolleve për funksionimin e objekteve hotelerike, është e ndaluar të organizohen ahengje, me muzikë live dhe të luhet muzikë me zë të lartë. Është e ndaluar të qëndrohet te banaku dhe në tavolina të larta, në një tavolinë mund të ulen vetëm 4 persona dhe ata duhet të jenë të paktën 1.5 metra larg. Sidoqoftë, situata në lokale muajin e kaluar është krejtësisht e ndryshme, protokollet nuk respektohen askund dhe po bëhen ahengje.

Mbrëmë në vendin tonë u regjistruan 1.031 raste të reja me kovid-19, kurse vdiqën 20 njerëz. Për momentin, aktiv janë 11.641 raste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button