fbpx

Oda e mjekëve: Pacientët në hemodializë me rrezik të lartë për vdekje nga Kovid-19, duhet të jenë në grupin prioritar për vaksinim

Pacientët me sëmundje kronike të veshkëve, si dhe ata me transplantim të veshkës kanë rrezik të rritur për formë të vështirë për rezultat të keq nga Kovid-19, për çfarë arsye është e domosdoshme të jenë të vendosur në grupin prioritar për vaksinim, si dhe rreptësisht t’i respektojnë masat parandaluese për mbrojtje nga virusi, potencoi bashkëpunëtorja shkencore dr. Irena Rambabova Bushletiq nga Klinika universitare për nefrologji në debatin në Odën e mjekëve, i cili rregullisht organizohet me qëllim të këmbimit të informatave dhe përvojave në mjekimin e pacientëve me Kovid-19 midis profesionistëve shëndetësor nga të gjithë nivelet e sistemit shëndetësor, njofton Portalb.

Nga Oda e mjekëve njoftojnë se nga praktika e deritanishme dihet se sëmundje më të shpeshta shoqëruese kronike tek pacientët me Kovid-19 janë diabeti, sëmundje kronike obstruktive e mushkërive, hipertensioni arterik, aritmitë e zemrës, sëmundja kronike e veshkave, sëmundjet malinje dhe mbipesha.

“Virusi më së shumti prek mushkëritë, por target organe për virusin SARS-CoV-2 janë edhe veshkat,  mëlçia, enët e gjakut, zorra e trashë. Manifestim të veshkave tek pacientë të infektuar me Kovid-19 mund të jetë diapazon i gjerë i simptomave dhe të variojë nga paraqitja e hematurisë, gjegjësisht gjak në urinë dhe proteinuri të moderuar, gjegjësisht proteina në urinë e deri në manifestim të dëmtimit të shfaqur akut të veshkave”, theksoi dr. Bushletiq.

Të dhënat tregojnë se 20 për qind e pacientëve të hospitalizuar dhe më shumë se 50 për qind e pacientëve të hospitalizuar në njësitë e kujdesit intensiv kanë zhvilluar dëmtim aktu të veshkave, që konsiderohen shifra të mëdha.

Nga Oda e mjekëve informojnë se pacientët me sëmundje kronike të veshkave, posaçërisht ata të cilët shkojnë në hemodializë u ekspozohen rrezikut të rritur nga infeksioni për shkak se kanë nevojë që në çdo dy ditë të shkojnë në qendrat e dializës nëpër spitale. Atje madje edhe të respektohet distanca dhe maskat mbrojtëse, ata qëndrojnë katër deri në pesë orë në hapësirë të mbyllur me pacientë të tjerë dhe personel mjekësor.

“Të dhënat nga një studim retrospektiv amerika i cili ka ndjekur 7948 pacientë në hemodializë në periudhë prej pesë muajsh kanë gtreguar se 438 pacientë (5,5%) janë sëmurë nga Kovid-19, prej të cilëve 109 pacientë kanë ndërruar jetë, gjegjësisht thuajse 25 për qind nga të sëmurët. Kjo tregon në vullnerabilitetin serioz të pacientëve në hemodializë për shkak se sëmundjeve të tyre shoqëruese dhe imunitetit të zvogëluar, që i bën me të vërtetë popullatë në rrezik të lartë”, deklaroi dr. Bushletiq.

Në vendin tonë nga gjithsek 1.608 pacientë në dializë, me Kovid-19 janë infektuar 288 (14,1%), ndërsa kanë nëdrruar jetë 49 pacientë, gjegjësisht 17 për qind nga të infektuarit. Nga 228 pacientë me transplantime me virusin janë infektuar 17 (7,4%?, ndërsa kanë ndërruar jetë dy.

Dr. Rambabova Bushletiq ka dhënë shpjegim edhe për numrin e zvogëluar të transplantimeve të veshkave të cilët janë bërë vitin e kaluar.

“Rekomandimet nga shoqatat botërore me renome ishin se në vendet ku ka përhapje të lartë të virusit, transplantimet nga kadaveri, gjegjësisht pacient në gjendje të vdekjes së trurit duhet të anulohen, në qoftë se pacienti nuk është në gjendje të rrezikuar jetedhe ka qasje deri në dializë. E njëjta vlen dhe ende vlen edhe për gtransplantimet nga dhurues i gjallë. Konsiderohet se para transplantimit, pacientët dhe dhuruesi duhet dy javë të jenë në izolim, por pacientët në dializë tre herë në javë e kanë patjetër që të shkojnë në dializë, për çfarë arsye vështirë që mund të mundësohet izolim”, shpjegoi Rambabova Bushletiq.

Lidhur me vaksinimin, njoftojnë nga oda e mjekëve, rekomandimet theksojnë që t}u jepen prioritet pacientëve me sëmundje kronike të veshkave dhe pacientët me transplantime. Për pacientët me sëmundje aktive autoimune prioriteti duhet të vendoset në mjekim në bazë të sëmundjes, ndërsa vaksinimi të prolongohet.

një vit pas shpalljes së pandemisë, virusi ende ka vrull të madh, infektisioni i virusit afekton 232 vende dhe territore nëpër botë, me më shumë se 117 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 2.6 milionë pacientë që kanë ndërruar jetë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa aktualisht janë rajone me më shumë infektime nga korona virusi, ndërsa Kina ku zyrtarisht u regjistrua rasti i parë shënon ulje progresive të të sapoinfektuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button