Rikthehet Champions League

Kompeticioni i emocioneve të mëdha, Champions League, rikthehet pas një pauze dy mujore.

Rrugëtimi do të nisë fillimsiht nga sfidat e 1/8 të ndara në dy javë të ndryshme, me nga dy cifte për cdo të martë e të mërkurë. Celtic-Juventus dhe Valencia-Psg do të jenë dy ciftet e para që do të zbresin në fushë, për të vazhduar më pas të mërkurën, me një Real Madrid – Manceshter United, e denjë për një finale të parakohshme apo dhe Shakhtar Donetsk e Borusia Dortmund. Gjithsesi topi i parë në këtë champions për vitin 2013, do të shkelmohet në Celtic Park dhe në Mestalla.

Në sfidën e Skocisë, Celtic pasi surprizoi përballë Barcelonës në fazën e griupeve do të provojë të ngrejë zërin dhe ndaj Juventusit, që pasi u rikthye i madh në itali do të provojë të vazhdojë misionin dhe në Evropë.

Ndërsa një duel fqinjësh mund të konsiderohet ai mes Valencias dhe Paris Sent Zhermenit, ku spanjollët do të përpiqen t’i japin vlerë eksperiencës së tyre në këtë turne përballë milionave të francezëve, që i kanë mundësuar ndërtimin e një skuadre kompetitive por dhe ambicioze për të kërkuar suksesin pse jo dhe në arenën ndërkombëtare.

Por për të gjitha këto do të fjalë e fundit i takon fushës, asaj të Uefa Champions League.

Lajme të ngjashme

Back to top button