Mexhit Dika: Është koha për ndryshime në Dibër

Kadidati i PDSH-së për komunën e Dibrës, Mexhit Dika, në një prononcim për Portalb tha se qytetit të Dibrës i nevojiten ndryshime rrënjësore për të ndryshuar kahjen e zhvillimit dhe p;r t; rritur mirqënien e dibranëve.

“Ndjehem me të vërtet shumë mirë që kam mundësinë të përfaqsojë një parti e cila promovon vlera, siç është PDSH-ja. Vlersoj se ka ardhur koha që Dibrës ti kthehet krenaria dhe dinjiteti, është momenti për të ndryshuar shumë gjëra. Nug guxojmë që të lejojmë që Dibra dhe qytetarët dibranë të keqpërdoren dhe keqmenaxhohen për hir të interesave të disa individëve, kështu kemi konstatuar edhe në takimet e shumta me qytetarët që kemi pasur ne si strukturë e PDSH-së në Dibër, prandaj këtë radhë duhet që zhvillimet të marrin kahje tjetër”, u shpreh Dika, për portalb.mk .

Dika theksoj se Dibra është një qytet i mrekullueshëm për të jetuar, prandaj edhe motoja e tij në zgjdhjet lokale të Marsit do të jetë “Dibra qytet i mirë për të jetuar”.

“Ka kaluar koha e qeverisjeve të përhershme, shtetet më demokratike nuk e zbatojnë më këtë sistem, edhe George Washington që ishte themelues i shtetit amerikan u tërhoq pas mandatit të dytë si president i SHBA-ve. Dibra është një qytet me pozitë shumë të përshtatshme gjeografike dhe unë pas konventës promovuese ku do të konfirmohen kandidatët e PDSH-së do jem më konkretë në lidhje me planet e mia për këtë qytet ku do të punojë për ta kthyer besimin e rinisë për prespektivë në vendlindjen e tyre” përfundoi kandidati I PDSH-së për Dibrën, Mexhit Dika. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button