Pasaportat Covid do të vlejnë vetëm për ata që kanë marrë vaksinë e cila është aprovuar nga BE

Pasaportat Covid, të cilat do të shërbejnë si një konfirmim i vaksinimit në Bashkimin Evropian dhe do t’ju lejojnë të udhëtoni më lirshëm, do të vlejnë vetëm për ata që kanë marrë një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Komisioni Evropian ka njoftuar se do ta paraqesë këtë masë më 17 Mars.

Kjo justifikohet me faktin se imunizimi me një vaksinë të pa aprovuar nuk mbulohet nga klauzola e BE-së për përgjegjësinë dhe kontrollin e cilësisë, tha Komisionerja e Punëve të Brendshme e BE-së Ilva Johanson, transmeton Sdk.mk, përcjell Portalb.mk.

Komisioneri i Drejtësisë i BE Didje Rajnders tha se shtetet anëtare janë të lira të imunizojnë qytetarët e tyre me çdo vaksinë, por vetëm ata që kanë marrë një vaksinë të aprovuar nga EMA, aktualisht Pfizer / Biontec, Modern, “AstraZeneka” dhe ” Johnson & Johnson ” do të marrin një certifikatë falas udhëtimi.

Këto certifikata do të ishin të vlefshme deri në fund të pandemisë, thonë burime nga Brukseli, dhe testi negativ i koronavirusit dhe karantinës do të mbetet si masë për ata që duan të udhëtojnë. Certifikata do të jetë në formë dixhitale dhe letre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button