RMV, vazhdon të jetë i lartë numri ditor i viktimave nga virusi korona, gjithsej 1.031 raste të reja

Nga 4.373 persona të testuar për virusin korona, gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 1.031 raste të reja ndërsa në kushte spitalore, 20  persona e humbën betejën me Kovid-19. Në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 241  pacient të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Gjithsej 20 persona ndërruan jetë në moshën 50 – 93 vjeç, edhe atë: 9 pacientë nga Shkupi, 3 persona nga Prilepi, Velesi dhe Manastiri nga 2 persona të vdekur secili dhe nga një person i vdekur nga Kumanova, Gostivari, Kavadarci dhe Kocani. Të gjithë pacientët vdiqën në spital.

Rastet e reja gjatë 24 orëve të fundit:

 

Shkup – 492,

Prilep – 64,

Kavadarc- 53,

Veles – 47,

Tetovë 45

Gostivar – 45,

Ohër – 31,

Manastir – 30,

Kumanovë dhe

Negotinë – 29 secili,

Gjevgjeli – 25,

Strumicë – 20,

Shtip – 16,

Strugë – 13,

Berovë – 12,

Resnjë, -9

Radovish -9

Krushevë – 9

Koçani – 8,

Sveti Nikole -7,

Probistip -7

Valandovë – 7,

Kriva Pallankë – 6,

Demir Hisar – 4,

Kratovë – 3,

Kërçovë 2

Bogdanci 2

Demir Kapi 2,

Dibra 1

Vinica 1,

Makedonski Brod 1,

Pehçevë 1

Dojran – 1.

 

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit:

Shkup – 152,

Gjevgjeli – 20,

Veles – 15,

Kumanovë – 14,

Gostivar – 13,

Manastir – 9,

Shtip – 6,

Resnjë – 4,

Vallandovë – 3,

Strumicë – 2,

Kërçovë, Radovish dhe Sveti Nikollë – nga 1

 

Ndryshe, deri tani në vend janë kryer gjithsej 563.394 teste për Kovid-19 nga të cilët 112.107 kanë rezultuar pozitiv, 97.166 janë regjistruar si të shëruar ndërsa 3.300 prej tyre kanë ndërruar jetë. Aktualisht numri aktiv i personave me virusin korona në vend është 11.641.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button