‘Johnson dhe Johnson’ nuk mund të sjellë vaksinat në RMV deri në fund të vitit

Deri në fund të vitit, në Maqedoni nuk do të mund të dërgohet vaksina kundër covid-19 të kompanisë “Johnson & Johnson” që është zhvilluar nga kompania e saj farmaceutike “Jansen”. Pasi dje Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi përdorimin e kësaj vaksine, Sakamdakazam.mk e pyeti Ministrinë e shëndetësisë nëse kanë filluar negociatat me këtë kompani. Nga kjo ministri thanë se ata kishin pas takim me kompaninë “Jansen” në lidhje me këtë vaksinë kundër covid-19, por ata nuk mund të sigurojnë dorëzim të vaksinë në vitin 2021, përcjell Portalb.mk.

“Prodhuesi na informoi se ata nuk do të jenë në gjendje të dorëzojnë vaksina në vendin tonë gjatë vitit 2021. Prodhuesi gjithashtu ka vënë në pah se do të mbështetnin marrëveshje trepalëshe të vendit tonë me vendet e tjera të mëdha, të cilat e financojnë prodhimin e vaksinës së tyre,” thonë nga kabineti i Ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe.

SHBA, në mars të vitit të kaluar, i dhanë kompanisë belge 465 milion dollarë për të zhvilluar vaksinën, ndërsa Presidenti i SHBA Xho Bajden në fjalimin e tij dje tha se të gjithë amerikanët e rritur do të mund të vaksinohen deri më 1 maj. Bajden tha se së pari do të vaksinohen të gjithë amerikanët, e pastaj çdo tepricë do të ndahet me vendet e tjera.

Vaksina e kompanisë “Jansen” është e para për të cilën nevojitet një dozë. Agjencia Evropiane e Barnave thotë se ka prova të forta për efektivitetin, sigurinë dhe cilësinë e vaksinës. Rezultatet e provave klinike në Shtetet e Bashkuara, Afrikën e Jugut dhe Amerikën e Jugut, në të cilat kanë marrë pjesë 44.000 vullnetarë, treguan se vaksina “Jansen” e parandalon shfaqjen e kovid-19 tek personat mbi 18 vjeç. kurse efektiviteti i saj është 67%.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button