Tri tërmete radhazi u ndjenë në Maqedoninë e Veriut

Sot rreth orës 20:40 është ndjerë një tërmet në Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me këtë ka informuar edhe rrjeti sizmik telemetrik, i cili regjistroi një tërmet me epiqendër 50 km nga Shkupi, transmeton Portalb.mk.

“Rrejti sizmik telemetrik i Maqedonisë së Veriut, me stacion në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, në kuadër të Observatoriumit sizmiologjik të Fakultetit Matematiko – Natyror në Shkup, sot më 12.03.2021, regjistroi tërmet, epiqendra e të cilit ndodhet 50 km nga Shkupi. Tërmeti ka ndodhur në orën 20:40 , me magnitudë lokale të Rihterit ML 3.0”, kanë informuar nga ky institucion.

Prej aty kanë shtuar se, sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë në vendbanimet Dibër, Gostivar, Kërçovë dhe Mavrovë me intensitet prej 3 shkallë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Gjithashtu, u ndjenë edhe dy termete tjera pas orës 22:00 njëri me magnitudë 4.7 ballë sipas shkallës Rihter me një thellësi prej 10 kilometra dhe njëri me magnitudë 4.2 ballë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button