Shpikësi i internetit thotë se 1/3 e të rinjve në mbarë botën nuk kanë akses në internet

Tim Berners-Lee, shpikësi i World Wide Web, në 32 vjetorin e krijimit të internetit tha se qeveritë duhet të punojnë për të siguruar akses në internet broadband për të gjithë botën, raporton PCW.

“Qeveritë duhet të miratojë ligje të cilat qeverisin internetin dhe vënë kompanitë e teknologjisë përballë përgjegjësisë,” ha Berners-Lee.

Shumë të rinj sot nuk kanë akses në internet ku mund të zbulojnë talentin dhe idetë e tyre tha ai. Berners-Lee krijoi internetin ndërsa po punonte në laboratorin kërkimit të CERN në 1989.

“1/3 e të rinjve në botë nuk kanë akses në internet ose kanë internet të cilësisë së dobët i pamjaftueshëm për të punuar dhe mësuar nga shtëpia,” tha Berners-Lee.

Sot afro gjysma e popullsisë të botës ka akses në internet ndërsa për moshat e reja 15-25 vjeç aksesi është deri në 70%.

Berners-Lee përllogariti se afro 430 miliardë dollarë do të duhen në dekadën e re për ti ofruar kujtdo në botë internet cilësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button