“Ramstor-Maqedoni”, përmes firmës bullgare, i është shitur për 39,2 milionë euro kompanisë “Siti Pllaza” të Shkupit

“Ramstor-Maqedoni” i është shitur kompanisë ndërtimore të Shkupit, “Siti Pllaza” me çmim prej 39,2 milionë euro përmes kompanisë-amë bullgare. Siç ka publikuar “Sinjuz”, zinxhiri gjigant turk i super marketeve “Migros” e ka njoftuar bursën në Turqi, që ka nënshkruar marrëveshje për shitje të kompanisë së vet “Ramstor-Bullgari”, kompani joaktive, e cila është 99% pronar i Ramstor-Maqedoni, kompanisë ndërtimore “Siti Pllaza” nga Shkupi, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Marrëveshja është nënshkruar të martën, më 9 mars, ndërsа kontrata në tërësi do të realizohet pas marrjes së lejes për marrëveshjen për shitblerje. Transaksioni do të bëhet pasi të merret leja juridike, ndërsa të ardhurat nga kontrata do të përdoren për mbulim të borxheve të “Migros”.

“Ramstor-Maqedoni” në vitin 2020 merr pjesë me 1,2% të qarkullimit të konsoliduar të “Migros”- Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button