Në fundjavë ndeshjet e javës së XXIII-të në Ligën e Parë në RMV, në Shkup do të zhvillohet derbi i qytetit

Me ndeshjen Rabotniçki – Akademija Pandev do të fillojë java e 23-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën duke filluar nga ora 15:00, derisa kjo është edhe ndeshja e vetme  e ditës.

Të dielën do të vazhdojnë edhe pesë ndeshjet tjera të kësaj jave, duke filluar në kohë të njëjtë:

Shkupi-Vardar

Shkëndija-Pelister

Struga Trim&Lum-Renova

Makedonija Gj.P. – Sileks

Borec 1919 – Bellasica

Ekipi i Shkëndijës e udhëheqë tabelën me 47 pikë, e ndjekur nga Shkupi me 40 pikë dhe Makedonija Gj.P. me 38 pikë. Struga është e pozicionuar në vendin e katërt me 33 pikë, ndërsa Renova gjendet në vendin e dhjetë me 23 pikë, një pikë më shumë se vendi i parafundit, Akademija Pandev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button