RMV, pasi në profilin e tij në fejsbuk dhe në media publikoi dokumente, 56 vjeçari akuzohet për zbulimin e “sekreteve zyrtare”

Prokuroria ka akuzuar 56 vjeçarin për zbulimin e dokumenteve të klasifikuara si sekrete, dokumente të cilat i dyshuari fillimisht i ka shpërndarë në konferencë për media, për të vazhduar edhe tri ditë në Facebook, transmeton Portalb.mk.

“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka ngritur një akuzë ndaj një personi i cili ngarkohet  për vepër të vazhdueshme penale – zbulim i sekretit zyrtar, në bazë të nenit 360, paragrafi 1 në lidhje me nenin 45 nga Kodi Penal”, raportojnë nga Prokuroria.

Raportohet që i dyshuari 56 vjeçar ka publikuar dokumente nga ish-Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim, tani Agjencia për siguri kombëtare, deri te të cilat ka ardhur në mënyrë të paligjshme, dokumente të klasifikuara si “sekrete zyrtare” me besueshmëri “rreptësishtë të besueshme”.

Ai më 7 korrik të vitit të kaluar në konferencë për media ka publikuar këta dokumente, për të vazhduar pastaj më 8, 9 dhe 12 korrik në profiling e tij në Fejsbuk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button