fbpx

RMV, përgjysmohet numri i turistëve, gjysma e turistëve vijnë nga tre shtetet e rajonit

Maqedonia e Veriut në janar ka regjistruar rënie të numrit të turistëve për 49.2% në krahasim me janarin e vitit 2020, gjithashtu ulje është regjistruar edhe në numrin e netëve të kaluar për 40.7%, transmeton Portalb.mk.

“Numri i turistëve në Janar 2021 ishte 28,102 dhe numri i netëve të kaluara është 65,031. Numri i turistëve vendas në janar 2021, krahasuar me janarin 2020, u ul me 12.1%, dhe numri i turistëve të huaj u ul me 69.8%”, njoftojnë nga Enti shtetëror i statistikave, ashtu që u regjistruan 17 401 turistë vendor, ndërsa 10 701 turistë të huaj.

Enti raportoi që në janar të vitit 2020 kishte 55 266 turistë gjithsej, prej të cilëve 19 787 të huaj dhe 35 479 vendor, të cilët kanë kaluar 109 733 netë.

“Numri i netëve të kaluara nga turistët vendas në janar 2021, krahasuar me janarin e vitit 2020, u ul me 15.3%, dhe numri i netëve të kaluara nga turistët e huaj u ul me 60.2%”, njoftojnë nga Enti, duke sqaruar që turistët vendor kaluan 40 329 netë, ndërsa turistët e huaj kaluan 24 702 netë.

Turistët e huaj në Maqedoninë e Veriut kryesisht kanë ardhur nga Kosova 2552, Serbia (2359) dhe Shqipëria (2169), ndërkohë kryesisht janë vendosur në hotele me pesë yje (4 424) dhe hotele me 4 yje (3 335).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button