Rrugët ballkanike drejt BE-së: Mali i Zi, shpejtë deri nga pavarësia deri në lider, mirëpo si më tutje?

Malinka Ristevska Jordanova
Malinka Ristevska Jordanova

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane. 

“Liderët” janë ndërruar relativisht shpesh në storjet ballkanike në rrugën drejt BE-së. Mali i Zi tani është shteti që është më së afërmi BE-së, së paku vështruar nga aspekti i hapave të nevojshëm deri në anëtarësim. Pavarësinë e fitoi në vitin 2006, ndërsa pas kërkesës së parashtruar për anëtarësim nga viti 2008, në vitin 2010 e fitoi statusin kandidat. Negociatat kanë filluar në qershor të vitit 2012, ndërsa prej kohës kur u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare u hap dhe përkohësisht u mbyll një kapitull.

Relativisht shpejtë përfunduan skriningu sqarues dhe bilateral (dialog për konstatim të harmonizimit me BE) – për një vit e tre muaj. Kjo vlen në krahasim me Serbinë, por edhe  paraprakisht me Kroacinë ose kandidatët tjerë paraprak.

Vitet e para të negociatave, kapitujt janë hapur me dinamikë të përforcuar – gjashtë në vitin 2013, madje nëntë në vitin 2014, nga gjashtë në vitet 2015 dhe 2016, që tani në vitin 2017 dhe 2018 ritmi të ngadalësohet dhe të hapen nga dy kapituj. Pas një viti pauzë, më në fund në vitin 2020 u hap edhe kapitulli i fundit – konkurrenca. Tani Mali i Zi i ka hapur të gjitha kapitujt që mund t’i hap momentalisht–gjithsej 33.
(Në Kapitullin 35: Çështje tjera, te Mali i Zi nuk ka përmbajtje, siç është rasti te Serbia, ndërsa Kapitulli 34 për pjesëmarrjen në institucionet e BE-së negociohet deri në fund të negociatave).

Dhe, kaq për hapjen. Mirëpo, për procesin, megjithatë më e rëndësishmja është mbyllja. Përkohësisht janë mbyllur vetëm tre kapituj, të cilat deri tani konsideroheshin të lehta. Për njëzet e shtatë kapituj, në vazhdim e sipër është plotësimi i kritereve për mbylljen e kapitullit (për secilin prej këtyre janë përcaktuar prej 1 deri 8 kritere).

Nuk është e vështirë të konstatohet që me kalimin e viteve, dinamika e negociatave do të ngadalësohet konsiderueshëm. A do të jetë, dinamika e ngadalësuar e negociatave në vitet e fundit, pasojë e rezultateve shumë më të këqija të Malit të Zi në procesin e aderimit në krahasim me vitet e para të negociatave? Konkluzion i tillë nuk mund të nxirret nga raportet e Komisionit Evropian apo konkluzionet e Këshillit të BE-së. Fakt është se kapitujt tjerë janë më të rëndë, mirëpo gjithashtu është fakt se vendimi për dinamikën e negociatave në fund të fundit, është megjithatë vendim politik i BE-së.

Mali i Zi është shteti në të cilin BE-ja për herë të parë e aplikon parimin “themelet së pari” dhe janë inkorporuar kritere të përkohshme për kapitujt nga sundimi i të drejtës: 23. Jurisprudencë dhe të drejtat themelore dhe 24. Drejtësi, liri dhe siguri. Në rrjedhë është përmbushja e 38 kritereve të tilla për kapitullin 23 dhe 45 për kapitullin 24. Monitorohet zbatimi i planeve, revidohen planet, por larg është nga konkluzioni që ato janë plotësuar. Reformat në sundimin e të drejtës në Malin e Zi ishin me spektër të gjerë dhe nën ndikim të fortë të BE0së, që insistonte edhe për profesionalizëm në jurisprudencë dhe organet e përndjekjes. Me rëndësi është që Mali i Zi deri tani ka demonstruar konsistencë të jashtëzakonshme në harmonizimin e plotë praktik me politikën e jashtme të BE-së, duke pamundësuar çfarë do dileme rreth përcaktimeve strategjike gjeopolitike.

T’i shqyrtojmë pak më tepër çështjet thelbësore të aderimit dhe gjendjet aktuale.

Për Malin e Zi zgjedhjet e fundit ishin veçanërisht të rëndësishme – për herë të parë nga mvetësimi i këtij shteti u ndërrua pushteti. Mirëpo, zgjedhjet ishin të tensionuara, për shkak të çështjeve me kishën lidhur me identitetin nacional. Pozita e atëhershme e akuzonte opozitën për kumbari me kishën serbe dhe nënçmim të identitetit nacional të Malit të Zi. Opozita e atëhershme ndërsa tani qeveri e re me koalicion të gjerë, mbështetej në retorikë të fortë anti-korruptive.

BЕ i përshëndeti zgjedhjet, i dëshiroi sukses Qeverisë së re dhe – paralajmëroi që këtë vit nuk do të mbyllen kapitujt. Atë eurokomesari Varhej para pak kohe e sqaroi me aplikimin e metodologjisë së re të cilën Mali i Zi vullnetarisht e pranoi. Ai tha që nuk ka mbyllje të kapitujve derisa nuk përmbushen kriteret e përkohshme nga kapitujt e sundimit të së drejtës (megjithëse kjo formalisht nuk figuron në Kornizën e negociatave për Malin e Zi) dhe shtoi që për BE-në nuk do të jetë i pranueshëm regres në reformat tanimë të zbatuara.

Paralajmërimi i këtillë nuk vjen parasysh. Qeveria e re e Malit të Zi dëshiron ta ndryshojë prokurorin publik special, i cili para disa viteve i drejtonte proceset kundër dy krerëve të Frontit demokratik – tani pjesë e rëndësishme e Qeverisë, të cilët ishin të dënuar për tentativë për mashtrim shtetëror. Pasi me ligj nuk kishte mundësi të bëhet kjo, koalicioni qeveritar përpiqet të miratojë ligj të ri me të cilin do ta pezullojë këtë prokurori – praktikë tani më të provuar, mirëpo e mprehtë ballkanike. Mesazhi nga BE për Malin e Zi këtë herë duket mjaft i qartë –nuk u pëlqen kthimi mbrapa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button