RMV, u arrestua 44 vjeçari për falsifikimin e mijëra eurove dhe dokumenteve

Policia sot arrestoi të dyshuarin 44 vjeçar për falsifikim të 13 mijë eurove dhe disa monedha tjera, transmeton Portalb.mk.

“ Në periudhën nga ora 10:30 minuta deri më 11:20 minuta, në bazë të urdhrit gjyqësor, nëpunës policor të SPB Tetovë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe në ambientet ndihmëse të 44 vjeçarit B.XH. nga fshati Leshnicë e Poshtme-Tetovë”, njoftojnë nga policia.

I arrestuari dyshohet për falsifikimin e 13 mijë eurove, 250 frangave zvicerane dhe 40 dinarëve të Kuvajtit. Te ai janë gjetur edhe formularë për vendqëndrim në Zvicër dhe mjete tjera për falsifikimin e të hollave dhe dokumenteve.

Policia paralajmëroi kallëzim penal ndaj tij për “falsifikim të parave”, në bazë të nenit 268 në Kodin Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button