Tetovë, përderisa qytetarët kanë 7 ditë pa ndriçim rrugor, autoritetet komunale s’kanë informacion se kur do rregullohet defekti

Tetovë,

Përderisa sot hyjmë në ditën e shtatë nga kur një numër i madh i banorëve në lagjet nga Qendra Sportive në Tetovë deri te Kazerma janë në terr jashtë shtëpive të tyre, për shkak të një defekti të ndriçimit publik komunal, nga Komuna e Tetovës ende nuk i kanë rënë në fije se sa i madh është defekti dhe kur do të rregullohet i njëjti, shkruan Portalb.mk.

Një prej banorëve të kësaj lagje, potencoi faktin se ai dhe komshinjtë e tij tashmë 7 ditë ndjehen të rrezikuar që gjatë natës të dalin nga shtëpia, për shkak se është terr ndërsa aty ka shumë qen endacak.

“Për shtatë ditë, një pjesë e madhe e qytetit, të gjitha rrugës në mes Qendrës Sportive dhe Kazermës së Tetovës janë në terr, për shkak se ndriçimi publik nuk funksionon. Në këtë situata shfaqet rreziku që këmbësori të mos shoh se çfarë ka para vetes dhe të lëndohet, ndërsa vozitësit gjithashtu mund të aksidentohen. Gjithashtu edhe një numër i madh i qenve endacak jetojnë këtu” tha një prej banorëve në këtë lagje.

Të kontakuar nga Portalb.mk, nga Komuna e Tetovës u shprehën se ende nuk e dinë se sa i madh është defekti, autoritetet komunale nuk dhanë datë se kur mund të zgjidhet ky problem

“Gjithë ditën ekipet e Komunës së Tetovës sot kanë punuar aty. Nuk e dimë ende sa i madh është defekti dhe për sa kohë mund të rregullohet” thanë nga Komuna e Tetovës.

Ndryshe, menjëherë pas shfaqjes së defektit, banorët e kësaj lagje kanë raportuar rastin në “EVN” nga ku edhe janë informuar se bëhet fjalë për diçka që është nën kompetencat e Komunës së Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button