Këshilli i Sigurisë i RMV: Modernizimi i armatës mundëson përforcimin e pozicionit gjeopolitik dhe gjeostrategjik

Këshilli i Sigurisë me ftesë të presidentit, Stevo Pendarovski, ka mbajtur sot seancën ë 11-të, ku ka diskutuar për informatën për furnizime strategjike në armatën në periudhën vijuese, transmeton Portalb.mk.

Në këtë mbledhje u tha se, furnizimi dhe modernizimi i armatës mundëson që shteti të projektojë dhe mbrojë interesat e veta vitale nacionale, ndërsa me këtë të përforcojë pozicionin e vet gjeopolitik dhe gjeostrategjik.

“Në seancë u shqyrtuan projektet dhe aktivitetet për zhvillim dhe mbajtje të kapaciteteve të mbrojtjes të parashikuara me planin afatgjatë për zhvillim të aftësive mbrojtëse të mbrojtjes 2019-2028, në pajtueshmëri me sistemin kolektiv të mbrojtjes të NATO”, informuan nga kabineti i presidentit.

Prej këtu më tej kanë thënë se, strategjia më e lartë e Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s është zhvillimi i koordinuar dhe mbajtja e aftësive operative të mbrojtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button