Grupet sektoriale të punës dhe sektori i shoqërisë civile duhet të forcojnë partneritetin për realizim të projekteve të BE-së

Grupet Sektoriale të Punës (GSP) duhet të rrisin bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile (OSHC), që duhet të jetë transparente dhe me relacione partneriteti, në mënyrë që të planifikojnë dhe zbatojnë në mënyrë sa më cilësore dhe efikase projektet e BE-së që janë të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut në proceset e integrimit evropian, transmeton Portalb.mk.

Kjo duhet të zbatohet për të gjitha GSP-të, të cilat janë gjithsej 12. Në GSP-të për konkurrencë dhe inovacion, për shembull, OShC-të nuk janë përfshirë fare, prandaj është e nevojshme që së shpejti të krijohet një model i unifikuar i përzgjedhjes për pjesëmarrjen e OSHC-ve në GSP, që do të bëhet praktikë dhe detyrim. Kjo u theksua në konsultimin e sotëm sektorial me temë: Efektet e punës së GSP-ve për konkurrencë dhe inovacion, sfidat e ardhshme për përmirësim të bashkëpunimit midis organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve.

Sipas Goran Lazarov nga Fondacioni shoqëri e hapur, GSP për konkurrencë  dhe inovacion, si në përgjithësi, të gjithë GSP-të, kanë një rol të rëndësishëm në krijimin dhe monitorimin e proceseve të aderimit në BE, veçanërisht në shpërndarjen e fondeve IPA 2 dhe IPA 3.

“Të dhënat mbi pjesëmarrjen e OShC-ve në GSP-të janë ende modeste. Sipas një sondazhi të realizua me 107 OJQ, 76 % e tyre thanë se nuk kishin asnjë kontribut dhe vetëm 9 % kishin përfaqësuesit e tyre në GSP, megjithëse 94 % shprehën interes për të marrë pjesë në shpërndarjen e fondeve IPA. Ende nuk ka sistem të unifikuar për pjesëmarrjen e OShC-ve në GSP, prandaj nevojiten mekanizma për ta bërë atë obligim të detyrueshëm,” tha Lazarov.

Sabina Fakiq nga Qendra për komunikime civile, theksoi se pjesëmarrja në punën e GSP-së tani mbështetet në 4 odat ekonomike dhe biznesit, përkatësisht Organizata e punëdhënësve dhe se mungon iniciativë dhe informacion më specifik për përfshirje dhe pjesëmarrje më të madhe të OSHC-ve. Por, këto duhet të jenë organizata aktive, të cilat mund të zgjidhen përmes një thirrjeje publike për të parë se cili do të jetë pozicioni i OShC-ve në GSP. Në të njëjtën kohë, GSP-të, sipas Fakiq, duhet të jenë më transparente në punën e tyre dhe duhet të paraqesin raporte për llogaridhënie.

Zëvendës kryeministri Fatmir Bytyqi tha se sistemi i punës së GSP-së është i ri në rajon dhe në vendin tonë dhe duhet të përmirësohet. GSP për konkurrencë dhe inovacion është drejtpërdrejt nën kompetencën e Qeverisë dhe është vendosur si mekanizëm për planifikimin e fondeve IPA 2 dhe IPA 3 për zhvillimin e sektorit privat.

“Është shqetësues fakti që nuk përfshin OSHC-të që përmes shkëmbimit të mendimeve dhe konsultimeve mund të kontribuojnë në përmirësimin e politikave të programit. Megithatë, nuk mund të gjitha OShC-të të jenë pjesë e GSP-së. Duhet të përzgjidhen organizatat më të përshtatshme për një fushë specifike, të cilat mund të kontribuojë në bazë të përvojës tyre. Qeveria tashmë ka përcaktuar një strategji zhvillimi dhe kontributi i të gjithëve është i rëndësishëm. Ka vend për punë për të gjithë, për fusha të ndryshme, e gjatë kësaj përgjegjësia dhe transparenca janë të rëndësishme për imazhin tonë në listat ndërkombëtare”, tha Bytyqi.

Qëllimi i funksionimit të GSP-së është gjetja e më shumë mënyrave për të përdorur fondet evropiane, në mënyrë që të rritet inovacioni dhe aftësia konkurruese e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Ky është vlerësimi i Jadranka Arizankova nga OEM. Sipas saj, duhet të ndërtohet strategji e përbashkët për të rritur aftësinë konkurruese dhe zhvillimin teknik të kompanive, që është e rëndësishme për përdorimin e të gjitha fondeve evropiane, jo vetëm të IPA-s. “Për atë qëllim, përveç OShC-ve në GSP, duhet të përfshihen komuniteti akademik, universitetet dhe sektori privat, për të krijuar një ekuilibër të palëve të interesuara nga të gjitha segmentet”, tha Arizankova.

Hristina Koneska nga SPE theksoi se, me metodologjinë e re për negociatat e pranimit me BE, Qeveria është bartëse, por të gjitha OShC-të kanë vendin dhe rolin e tyre dhe mund të kontribuojnë në proceset reformuese. “Roli kryesor i GSP-së është të jetë krijuesi i fondeve nga programet e BE-së dhe fondet që duhet të planifikohen me cilësi dhe të zbatohen në një mënyrë efikase, me sistem kontrolli. SPE i sheh OShC-të si partner vendimtar me potencial dhe njohuri që mund të përdoren. Përfaqësuesit e tyre jo vetëm që duhet të jenë të pranishëm në GSP, por duhet gjithashtu të marrin pjesë në mënyrë aktive si partnerë,” tha Koneska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button