fbpx

Tërmeti me epiqendër në Greqi është ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut

Sot rreth orës 14:00 është ndjerë një tërmet në Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me këtë ka informuar edhe rrjeti sizmik telemetrik, i cili regjistroi një tërmet me epiqendër 230 km nga Shkupi, transmeton Portalb.mk.

“Rrejti sizmik telemetrik i Maqedonisë së Veriut, me stacion në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, në kuadër të Observatoriumit sizmiologjik të Fakultetit Matematiko – Natyror në Shkup, sot më 12.03.2021, regjistroi një tërmet, epiqendra e të cilit ndodhet 230 km nga Shkupi në Republikën e Greqisë. Tërmeti ka ndodhur në orën 13 dhe 57 minuta, me magnitudë lokale të Rihterit ML 5.6”, kanë informuar nga ky institucion.

Prej aty kanë shtuar se, sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë në pjesët jugore të Maqedonisë me intensitet prej 3-4 shkallë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button